array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Fotografia e gjeneruar me AI e dy vajzave në Gaza të Palestinës

Deklarata

Tjetër foto që tregon vuajtjet e fëmijëve në Gaza!

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Me kos

Fotografia që tregon dy vajza deri sa flejnë në tokën e lagur nga shiu me përshkrimin “Tjetër foto që tregon vuajtjet e fëmijëve në Gaza!” është gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale. Në këtë fotografi janë evidentuar gabime që zakonisht bëhen nga Inteligjenca Artificiale, siç është ndriçimi i saj dhe gabimet të tjera në duart dhe shputat e fëmijëve të paraqitur në fotografi.

Artikulli

Më 29 janar 2024, faqja e Facebook-ut Drenica Sot (arkiva) ka publikuar një fotografi për të cilën pretendon se paraqet dy fëmijë në Gaza të Palestinës.

Postimi mban përshkrimin “Tjetër foto që tregon vuajtjet e fëmijëve në Gaza!”. E njëjta fotografi është shpërndarë (arkiva) nga një tjetër profil në Facebook me mbishkrimin “Janë fëmijët e Gazës! Lutje e dua që ky gjenocid të mbarojë!”. 

Fillimisht, Krypometër ka analizuar fotografinë dhe ka vërejtur se ka shenja të përdorimit të Inteligjencës Artificiale.

Për të verifikuar këtë, përmes platformës hivemoderation.com, Krypometër ka gjetur se imazhi i fëmijëve është krijuar 97.5% përmes Inteligjencës Artificiale (arkiva).

Përveç kësaj, edhe “Deutsche Welle” e ka verifikuar këtë fotografi duke e konstatuar se e njëjta është gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale. Deri te ky konstatim, DW ka ardhur duke analizuar gabimet që janë bërë nga AI, siç është ndriçimi dhe gabimet në gishtrinjët e vajzave.

Fotografia është gjeneruar nga AI, mirëpo problemi në Gaza është real. CNN ka raportuar se për shkak të reshjeve të mëdha të shiut, shumë tenda të refugjatëve janë vërshuar. Sipas të dhënave të CNN rreth 1.7 milionë banorë të Gazës janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre që nga data 7 tetor 2023 kur fillojë lufta në mes të Hamasit dhe Izraelit.

Krypometër e ka vlerësuar edhe një fotografi tjetër të publikuar nga lufta në Gaza si të rreme, pasi e njëjta ishte gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale. Këto fotografi janë prodhuar nga AI për të ilustruar reshjet e mëdha që kanë ndodhur në Gaza, që ka bërë që shumë prej tendave të refugjatëve të pikojnë. 

Izraeli i ka shpallur luftë Hamasit më 7 tetor 2023.

Në luftën Izrael-Hamas janë vrarë mbi 26.000 palestinezë sipas zyrtarëve lokalë shëndetësorë, janë shkatërruar pjesë të mëdha të Gazës dhe janë zhvendosur pothuajse 85 për qind e popullsisë.

Gjatë sulmit të Hamasit në jug të Izraelit janë vrarë afër 1.200 persona, shumica civilë, dhe janë rrëmbyer afër 250 të tjerë.

Mbi 100 pengje, shumica gra e fëmijë, u liruan nëntorin e vitit të kaluar në këmbim të lirimit të 240 palestinezëve që ishin të burgosur nga Izraeli.

Kombet e Bashkuara dhe agjenci ndërkombëtare për ndihmë vlerësojnë se luftimet kanë shkaktuar katastrofë humanitare në Gazë, pasi një çerek i këtij territori, me 2.3 milionë banorë, po përballet me uri.