array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Fotografia e dy të rinjve nuk është bërë gjatë luftës në Ukrainë, është shkrepur në vitin 2019

Deklarata

Lajmi i parë: Fotoja e ditës, ajo është ruse, ndërsa i fejuari Ukrainës, Çifti shkrep foto me flamuj të vendeve përkatëse para një jave.

Lajmi i dytë: Ju lutem ndaleni luftën – duam paqe” Foto sa 1 mijë fjalë – lutja prekëse e çiftit të dashuruar, djalit nga Ukraina e vajzës nga Rusia.

Media

Vlerësimi

Rrenë

Fotoja e dy të rinjve rus dhe ukrainas nuk është realizuar në vitin 2022 dhe nuk ka lidhje me ngjarjet e fundit në Ukrainë. Sipas të dhënave, fotoja ekziston në internet që prej vitit 2019. Fotoja është realizuar në koncertin e artistit Maz Korzh në Warshav të Polonisë në vitin 2019.

Artikulli

Një fotografi e dy të rinjve rus dhe ukrainas me flamuj të vendeve përkatëse rreth krahëve ka filluar të shpërndahet nëpër shumë media online që prej datës 24 shkurt kur nisi sulmi rus në Ukrainë.

Ne median TvKlan më 24 shkurt, fotografia u ilustrua me mbishkrimin “Ajo është ruse, ndërsa i fejuari i saj ukrainas. Çifti kanë vendosur në shpatullat e tyre flamujt e vendeve përkatëse dhe kanë shkrepur një foto gjatë një koncerti një javë më pare”.

E njëjta u shpërnda edhe në median ‘Insajderi’ me mbishkrimin “Ju lutem ndaleni luftën – duam paqe” Foto sa 1 mijë fjalë – lutja prekëse e çiftit të dashuruar, djalit nga Ukraina e vajzës nga Rusia.

Fotografia më pas u shpërnda si “Fotoja e ditës” në portalet GazetaBlic dhe Shqipëria ime.

Pas një kërkimi, rezulton se kjo foto qarkullon në internet për tre vite. Fotografia është realizuar në koncertin e artisitit Maz Korzh në Warshav të Polonisë në vitin 2019 dhe është riaktualizaur pas ngjarjeve të fundit në Ukrainë.