array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Fotografia e bërë në vitin 2020, publikohet gjoja së është bërë në luftën Ukrainë – Rusi

Deklarata

Shikoni se si piloti Rus hedh veten në erë që të mos zihet robb, “shpërblehet” nga Putin

Mediat

Vlerësimi

Rrenë

Fotografia është bërë në tetor 2020. Nga kërkimi është gjetur se bëhet fjalë për një pilot rus, por fotoja është kur piloti ka fluturar me avion luftarak pa xhama në shpejtësi 1,300 mph. Në lidhje me këto imazhe KALLXO.com ka gjetur po ashtu edhe një video të publikuar në ‘Youtube’ të pilotit në fjalë.

Artikulli

Portali ‘Lajmejavore.info’ ka publikuar një artikull me titull “Shikoni se si piloti Rus hedh veten në erë që të mos zihet robb, “shpërblehet” nga Putin!!”, duke aloduar se ai e hodhi veten në erë gjatë luftës në Ukrainë.

Në këtë artikull portali ka vendosur një foto të një piloti, duke aluduar se e njëjta tregon momentin e shpërthimit të aeroplanit.

Por, me një kërkim të thjeshtë në ‘Google’, KALLXO.com ka gjetur se fotoja që është përdorur është e vitit 2020, më saktësisht në tetor 2020.

Nga kërkimi është gjetur se bëhet fjalë për një pilot rus, por fotoja është kur piloti ka fluturar me avion luftarak pa xhama në shpejtësi 1,300 mph.

Në lidhje me këto imazhe KALLXO.com ka gjetur po ashtu edhe një video të publikuar në ‘Youtube’ të pilotit në fjalë.

Këtë lajm e kanë publikuar edhe disa faqe në ‘Facebook’ para disa ditësh, si: ‘Gazeta Demos’ ‘Artistët Shqiptar’,’Gazeta Press’, ‘Shtypi’, ‘Populli Shqiptar’.

.