array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=7"
  }
}

Parakalimi i FSK-së, Foto: Denis Sllovinja

Fillon numërimi së prapthi për Ushtrinë

Deklarata

Ramush Haradinaj: Bekimin, përkrahjen dhe besimin e kemi, ushtria është e kryme

Hashim Thaçi: Dua të shpresoj dhe besoj që do të jetë një proces i planit A, përndryshe ne jemi aty edhe për planin B, por Kosova do ta ketë me planin A ose B ushtrinë e vet deri në fund të vitit.

 

Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi

Vlerësimi

Hetimet vazhdojnë

Deri më tani, krerët e shtetit disa herë ia kanë huq afateve për formimin e Ushtrisë së Kosovës. Pas iniciativës së Qeverisë së Kosovës për të bërë Ushtrinë përmes tri projektligjeve të miratuara, krerët e shtetit thonë se ushtria do të bëhet këtë vit. Krypometri do të monitorojë këtë proces për të parë nëse do të jetësohet ky zotim

Artikulli

Liderët kryesorë të vendit, duke filluar nga presidenti, kryeministri dhe ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), kanë deklaruar se transformimi i FSK-së në ushtri do të bëhet deri në fund të vitit 2018.

Në një intervistë për RTV21, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me 23 shtator kishte deklaruar se askush nuk mund t’ia mohojë të drejtën Kosovës që të formojë ushtrinë edhe me ndryshime ligjore.

“Do të punojmë shumë që të ndodhë përmes ndryshimeve kushtetuese, por ne kemi edhe të drejtën ligjore dhe nuk do të lejojmë që askush ta vejë veto në këtë drejtim”, tha Thaçi.

Ai më tutje dha afat se kur do të krijohen Forcat e Armatosura, duke e konsideruar plan A transformimin me ndryshime kushtetuese e plan B transformimin me ndryshime ligjore që nuk kërkojnë votën e shumicës së dyfishtë.

“Dua të shpresoj dhe besoj që do të jetë një proces i planit A, përndryshe ne jemi aty edhe për planin B, por Kosova do ta ketë me planin A ose B ushtrinë e vet deri në fund të vitit”, deklaroi Thaçi.

Edhe ministri i FSK-së, Rrustem Berisha në një intervistë për televizionin Klan Kosova më 28 shtator kishte deklaruar se Kosova do të bëhet me ushtri këtë vit.

“Brenda këtij viti kjo punë do të kryhet (Pyetja: a besoni që në fund të vitit 2018 ne do ta kemi ushtrinë?) Patjetër”, kishte thënë ai.

Katër ditë më vonë, më 1 tetor, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në emisionin Pressing në televizionin T7, pas kthimit nga New Jorku, ku ishte takuar me sekretarin amerikan të mbrojtjes, James Mattis deklaroi se kishte marrë bekimin e ShBA-së dhe ushtria do të kryhet deri në fund të vitit.

“(Brenda këtij viti do të ketë formim të ushtrisë?) Është formuar me atë bekim (të ShBA-së) si Papa kur i bekon katolikët, diçka që e marrim punë të kryer. (A do ta kemi zyrtarisht ushtrinë sivjet, tash jemi në tetor?) E ke, u kry ushtria. Bekimin, përkrahjen dhe besimin e kemi, ushtria është e kryme”, kishte theksuar Haradinaj.

Kosova Vajton ‘Autogolin’ për Themelimin e Ushtrisë

Qeveria e Kosovës me 13 shtator miratoi 3 projektligje që kanë të bëjnë me Forcën e Sigurisë së Kosovës, Projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Projektligji për Shërbimin në Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes.

Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha kishte thënë në mbledhjen e Qeverisë se hartimi dhe procedimi i këtyre projektligjeve është bërë në bazë të normave kushtetuese.

“Projektligji për FSK-në përcakton kompetencat, organizimin dhe funksionimin e FSK-së si forcë multietnike, profesionale në mbrojtje të integritetit territorial të interesave të qytetarëve të Kosovës”, tha ministri Berisha.

Haradinaj miratimin e këtyre projektligjeve nuk e shihte si konflikt me kushtetutën.

“Kjo që ka ndodhë sot nuk është në konflikt me Kushtetutën. Kurdo që ka nevojë për ndryshime kushtetuese, ia ndërrojmë emrin. Parlamenti e ka pjesën e vet, pastaj Presidenti e jep nënshkrimin”, kishte deklaruar Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë.

Në po të njëjtën ditë Ambasada e ShBA-së në Kosovë doli me një komunikatë ku thuhej se ata nuk janë konsultuar në lidhje me kohën e njoftimit në lidhje me transformimin e FSK-së dhe që do t’i analizojnë këto projektligje për të kuptuar më shumë rreth tyre.

“Shtetet e Bashkuara gjithmonë kanë mbështetur të drejtën sovrane të Kosovës për një ushtri dhe kanë punuar ngushtë me Kosovën se si ta arrijnë këtë. Ne kemi këshilluar një qasje të matur që e mban Kosovën në sinkron me aleatët tanë të NATO-s në këtë hap të rëndësishëm. Ne nuk u konsultuam në kohën e këtij njoftimi dhe do të duhet të analizojmë projektligjet për të kuptuar qëllimin dhe efektin e tyre”, thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane.

Në fund të vitit 2017, NATO kishte qëndrimin se transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës duhet të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese.

Këtë mesazh e kishte dhënë Prishtinë, Zëvendës-Sekretarja e NATO-s, Rose Gottemoller gjatë vizitës së delegacionit të Këshillit Veri-Atlantik.

“E kemi adresuar çështjen e transformimit të FSK-së. Transformimi i FSK-së është çështje për të cilën duhet të vendosë Kosova por në anën tjetër është shumë e rëndësishme që ky transformim të ndodhë në harmoni me Kushtetutën”, tha Rottemoller para gazetarëve.

Projektligjet për transformimin e FSK-së janë miratuar në Qeverinë e Kosovës dhe në ditët në vazhdim pritet të jetë pjesë e rendit të ditës në Kuvendin e Kosovës për votim.

Kosova Vajton ‘Autogolin’ për Themelimin e Ushtrisë