array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Foto: Ilustrim

Ferizaj ende pa strehimore të qenve endacakë

Deklarata

Burim Bajrami, Drejtor i Bujqësisë në Ferizaj-   “…vitin e ardhshëm(2019) po besojmë shumë se do të ndërtojmë një strehimore për qentë endacak

Vlerësimi

Me kos

Strehimorja për qentë endacakë nuk u ndërtua as në vitin 2019 megjithëse ishte paralajmëruar nga Drejtori  i Bujqësisë.

Artikulli

Qyteti i Ferizajit vazhdon të mos ketë mundësi strategjike të trajtimit të qenve endacakë.

Strehimorja e paraparë për këto kafshë nuk u ndërtua nga komuna as në vitin 2019.

Drejtori i Bujqësisë në Ferizaj, Burim Bajrami një konferencë në vitin 2018 pati premtuar që në vitin 2019 do të ndërtohet strehimorja.

“Për vitin 2018 nuk është paraparë ndonjë strehimore për qentë endacak. Ne po bëjmë hulumtim të terrenit dhe vitin e ardhshëm po besojmë shumë se do të ndërtojmë një strehimore për qentë endacak si të vetmen zgjidhje për trajtim të tyre”, pati thënë Bajrami.

KALLXO.com ka kontaktuar  Bajramin disa muaj më parë lidhur me këtë strehimore.

Ai ka konfirmuar se në vitin 2019 strehimorja nuk u ndërtua për shkak të problemeve të bashkëpunimit me Agjensinë e Ushqimit.

“Arsyeja e vetme që nuk do të bëhet strehimorja këtë vit është lidhja e kontratës me Agjensinë e Ushqimit dhe Veterinarisë për një strehimore të përbashkët. Investimi do të kushtojë 70,000.00 euro”, pati shtuar Bajrami.

KALLXO.com ka kërkuar sqarime nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë lidhur me këtë kontratë por të njëjtit nuk janë përgjigjur deri në momentin e publikimit të këtij artikulli.

Bajrami megjithatë premtoi se strehimorja do të bëhet në vitin 2020.

“Për vitin 2020 kemi futur dy projekte të rëndësisë së veçantë. Është projekti i tregut të kafshëve dhe aneksin për rehabilitimin e qenve endacakë apo siç po i thonë strehimores së qenve, projekte të cilat do t’i shërbejnë të gjithë fermerëve të komunës tonë por edhe të Republikës së Kosoves për kushte sa më të mira në tregtimin e kafshëve”, tha Bajrami në një konferencë më 17 janar.