array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Ekzagjerimi i reagimit të organizatave shqiptaro-amerikane 

Deklarata

Organizatat Shqiptaro-Amerikane Dridh” Beogradin Dhe Gjithë Ballkanin: T’i jepet fund ledhatimit të Serbisë

Faqe në Internet

Vlerësimi

Me kos

Përshkrimi “Organizatat Shqiptaro-Amerikane Dridh” Beogradin Dhe Gjithë Ballkanin: T’i jepet fund ledhatimit të Serbisë” që është bërë në Facebook me shpërndarjen e artikullit nuk është i saktë. Në artikullin e shpërndarë nuk është ofruar asnjë fakt dhe as nuk është cituar asnjë burim se “Organizatat Shqiptaro-Amerikane Dridh” Beogradin Dhe Gjithë Ballkanin”. Në artikull nuk është cituar asnjë hulumtim i opinionit publik në Serbi apo Ballkan rreth reagimit të organizatave shqiptaro-amerikane.

Artikulli

Më 24 nëntor 2022 në faqen e internetit fakte.buzz është publikuar një artikull me titullin “Organizatat shqiptaro-amerikane: T’i jepet fund ledhatimit të Serbisë”.

I njëjti artikull është publikuar në faqen Mirsevini me mbishkrimin “Organizatat Shqiptaro-Amerikane Dridh” Beogradin Dhe Gjithë Ballkanin: T’i jepet fund ledhatimit të Serbisë”.

Përmbajtja e këtij artikulli flet për disa organizata të shqiptarëve të Amerikës që kanë reaguar për zhvillimet e fundit në Kosovë, duke kërkuar nga diplomatët e huaj t’i japin fund ledhatimit të Serbisë.

Këto organizata sipas fakte.buzz kanë nënshkruar një deklaratë ku shprehin shqetësim për pengimin e progresit dhe provokimet e bëra nga Beogradi.

Mirëpo, në artikull  nuk jepet as edhe një fakt dhe nuk citohet asnjë burim për të përkrahur pohimin se “Beogradi dhe i gjithë Ballkani” janë dridhur .