array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Dy prej 10-ve, Bulliqi nuk emëron as katër drejtoreshat e premtuara

Deklarata

Shpejtim Bulliqi (28.10.2021) – “Unë tashmë e kam dhënë një shembull të mirë, për herë të parë Podujeva ka startuar me 4 gra drejtoresha madje edhe me nënkryetaren e Komunës, do të vazhdojmë me 4 gjithsesi por synojmë që të shkojmë ka 50 %, kam besimin e plotë që kemi me pas këtë situatë”

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi

Vlerësimi

Rrenë

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka emëruar dy gra dhe tetë burra në krye të drejtorive. Ai nuk e ka mbajtur premtimin se do të vazhdojë me katër gra drejtoresha duke synuar edhe më shumë. I pari i Podujevës ende nuk e ka emëruar drejtorin/drejtoreshën që do të udhëheqë me Drejtorinë për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit. Por edhe nëse i njëjti do ta emërojë një grua, përsëri ky numër nuk është i njëjtë me atë që është premtuar nga Bulliqi.

Artikulli

Kryeatari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka emëruar 10 drejtorët dhe drejtoreshat me të cilët do të drejtojë komunën në katër vitet e ardhshme.

Nga dhjetë të zgjedhurit e Bulliqit të cilëve ua ka besuar timonin e drejtorive, dy janë gra dhe 8 janë burra.

Antoneta Ejupi do të jetë drejtoreshë e Administratës ndërsa Bahrie Shatrolli-Mehmeti do të jetë në krye të Drejtorisë për Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi.

Ndërsa 8 burrat që do të udhëheqin me drejtoritë e tjera janë: Fatlum Osmani do të jetë drejtor për Buxhet dhe Financa; Avni Fetahu do të jetë në krye të Drejtorisë së Arsimit; Driton Veliu do të udhëheqë me Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale; Bahri Selimit i është besuar Drejtoria Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim; Fatmir Rudari është emëruar drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural; Besnik Mulliqi do të jetë drejtor i Inspeksionit; Pajtim Balaja do të udhëheqë me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport ndërsa Vigan Salihu do të drejtojë Drejtorinë për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik.

Por, në kabinet ende mungon emri i drejtorit apo drejtoreshës për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, i cili pritet të bëhet i ditur në ditët në vazhdim. Pas publikimit të emrit pritet të shihet nëse kabineti i kompletuar i Bulliqit do të përbëhet nga 3 gra e 8 burra apo nga 2 gra e 9 burra.

Bulliqi e ka emëruar një grua në pozitën e nënkryetares së Komunës së Podujevës. Marigona Lahu do të jetë zëvendëse e të parit të Podujevës.

Numri i grave të emëruara në krye të drejtorive nuk përkon me premtimin që e kishte dhënë vet Bulliqi në emisionin “DebatPernime” përballë Jeta Xharrës.

28 shtator, disa ditë para mbajtjes së zgjedhjeve lokale, Shpejtim Bulliqi kishte deklaruar se numri i drejtoreshave të emëruara nga ai do të jetë më i madh se katër, sa ishte në mandatin e fundit.

“Unë tashmë e kam dhënë një shembull të mirë, për herë të parë Podujeva ka startuar me 4 gra drejtoresha madje edhe me nënkryetaren e Komunës, do të vazhdojmë me 4 gjithsesi por synojmë që të shkojmë ka 50 %, kam besimin e plotë që kemi me pas këtë situatë”, kishte deklaruar Bulliqi në “DebatPernime”.

Shpejtim Bulliqi i Lëvizjes Vetëvendosje e ka mposhtur Ekrem Hysenin e LDK-së në rundin e dytë të zgjedhjeve që janë mbajtur më 14 nëntor. Bulliqi ka marrë 20,788 apo 52,06% të votave kundrejt Hysenit, i cili ka grumbulluar 19,141 apo 47,94% të votave.

Edhe pse Lëvizja Vetëvendosje ka fituar për të parin e komunës, në Kuvendin Komunal të Podujevës prin LDK-ja me numrin më të madh të asamblistëve. LDK ka gjithsej 14 samblistë, LVV me 13, PDK ka 4 ndërsa AAK-ja ka tre asamblistë me një asamblist është Organizata Balli Kombëtar Demokratik.