array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Dezinformata në emër të ministrit Liburn Aliu

Deklarata

Liburn Aliu e tepron – flet hapur për epshin e tij seksual ndaj deputetes Duda Balje

Media

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Përshkrimi mbi fotografinë e ministrit Librun Aliu është i rreme dhe janë deklarata të trilluara. I rremë është edhe përshkrimi që është publikuar së bashku me fotografinë në Facebook. Fotografitë dhe materialet e publikuara nuk guxojnë të falsifikohen dhe të njëjtave tu vishet përmbajtje e pavërtetë, e cila i bënë të duken të vërteta. Nëse kjo fotografi është bërë me qëllime humori, atëherë prodhuesi duhet t’i bëjë me dije lexuesit që materiali është satirë.

Artikulli

Një profil në rrjetin social ‘Facebook’, me emrin ‘Dhimitër Mahmutaj’, ka shpërndarë një fotografi me një përshkrim të rrejshëm.

Profili në fjalë monton deklarata të poltiikanëve duke i shpërndarë ato në ‘Facebook’ gjoja se është thënë nga ministri i Infrastrukturës dhe Mjedisit, Liburn Aliu.

Ky profil përdorë edhe gjuhë seksiste, si dhe raciste, ku në një postim ka targetuar ministrin e Infrastrukturës Liburn Aliu dhe deputeten Duda Balje.

“Liburn Aliu e tepron – flet hapur për epshin e tij seksual ndaj deputetes Duda Balje”, shkruhet në këtë postim.

“Aliu ndër të tjera shtoj: Pasha Allahun veq është gorane se n’ven e lshoj gruen për to. Ky njeri është model se si duhet ruajtur raca e pastër ariane”, vazhdon postimi, që në ndërkohë ka marrë komente nga disa qytetarë, duke e menduar si të vërtetë deklaratën.