array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Deklarim i rremë se Kurti ka dyshime për paratë e diasporës

Deklarata

Kemi dyshime për prejardhjen e parave qe po i sjellin mërgimtarët në Kosovë

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se paratë e diasporës janë të dyshimta është i rremë. Kurti nuk ka thënë “kemi dyshime për prejardhjen e parave që po i sjellin mërgimtarët në Kosovë”, si pretendohet në postimin e bërë nga faqja ‘Komente Politike’ (arkive). Kjo është verifikuar nga kontrolli i deklarimeve dhe postimeve të Kurtit për diasporën si dhe bazuar në përgjigjen e zëdhënësit të Qeverisë. Diaspora brenda vitit dërgon rreth 1.2 miliardë euro në Kosovë.

Artikulli

Më 10.02.2024 faqja në Facebook ‘Komente Politike’ (arkive) ka publikuar një fotografi të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe një citat që gjoja është thënë nga ai, që thotë: “Kemi dyshime për prejardhjen e parave qe po i sjellin mërgimtarët në Kosovë”.

Në këtë postim nuk është treguar koha për të cilën pretendohet se kur e ka thënë një gjë të tillë Kurti.

Për të vërtetuar këtë konstatim, Krypometër ka kërkuar të gjitha postimet në të cilat është përmendur diaspora që i ka bërë Albin Kurti në profilin e tij në Facebook që nga zgjedhja e tij si kryeministër. 

Në asnjë prej postimeve të bëra nga kryeministri Albin Kurti, nga data 22.03.2021 e deri më datën 10.02.2024, nuk është publikuar ndonjë deklarim i tillë çfarë është postuar në faqen në Facebook ‘Komente Politike’.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në profilin e tij në Facebook, më datë 10.02.2024 nuk ka bërë asnjë postim rreth diasporës. Më 06.02.2024, Kurti ka publikuar një postim rreth skemes së re mbështetëse të Qeverisë për mbështetjen e energjisë së ripërtritshme. Kurse, më datë 08.02.2024, Kurti ka publikuar videon e fjalimit të tij në Këshillin e Sigurimit. Kurse, më datën 10.02.2024, ka publikuar fotografi dhe një përshkrim nga përkujtimi i dy aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të vrarë në protestat e organizuara në vitin 2007.

Përveç kësaj, Krypometër ka kontaktuar me zyrtarët e Qeverisë së Kosovës për të verifikuar nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ka “dyshime për prejardhjen e parave që po i sjellin mërgimtarët në Kosovë”.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka thënë se është “absolutisht e pavërtetë” për pretendimin se Kurti e ka thënë një gjë të tillë. Sipas tij, qëndrimet e Kurtit për diasporën janë publike.

Krypometër ka verifikuar disa prej postimeve dhe intervistave të Kurtit në të cilat është folur për diasporën.

Më 19.05.2023 kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se diaspora luan rol të jashtëzakonshëm në zhvillim dhe se mbetet burimi kryesor në këtë drejtim.

Derisa, më 16.11.2023  në hapjen e Forumit Ndërkombëtar “Ulpiana”, Kurti foli për kontributet e diasporës në Kosovë.

“Diaspora jonë është më shumë se një grup individësh që jetojnë jashtë vendit, është një forcë e fuqishme, një urë e fuqishme që lidh atdheun tonë me botën”– kishte deklaruar Kurti.

Kurti më 01.08.2022 në kuadër të aktivitetit “Karvani i Diasporës”, ka vlerësuar lartë rolin e diasporës për Kosovën.

“Republika e Kosovës i ka 1.85 milion banorë, po i ka rreth 2.5 milionë qytetarë. Pra mund të thuhet që gati çdo i treti që është qytetar nuk është edhe banor. Ne e kemi diasporën, mërgatën shumë të madhe dhe ajo ka pasur një rol të madh historik në politikë, në ekonomi dhe në kulturë”- citohet të ketë thënë Kurti.

Më 01.03.2022, Qeveria e Kosovës themeloi fondin e sigurisë. Kryeministri i kishte ftuar qytetarët, bashkatdhetarët në diasporë dhe donatorët për të kontribuar në sigurinë shtetërore.

Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti, më 26.01.2022, kishte ndarë 3 milionë euro për mbulimin ose rimbursimin e pagesës së polisës së sigurimit për diasporën.

Më 08.06.2023, Kuvendi i Kosovës miratoi ligjin për zgjedhjet e përgjithshme në të cilin përfshihet edhe numërimi i votuesëve në diasporë nëpër Ambasadat e Kosovës.

Deklarim pro diasporës Kurti kishte bërë edhe gjatë kohës sa ishte në opozitë, siç ishte rasti i një tryeze të mbajtur, më 17.09.2019.

Diaspora ka një kontribut të drejtëpërdrejtë në ekonominë e Kosovës, sipas Bankës Qendrore të Kosovës, duke dërguar mjete monetare dhe gjesende të vlefshme apo duke investuar në blerje të patundshmërive apo hapjen e bizneseve si dhe duke shpenzuar gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, diaspora vetëm në vitin 2022 ka dërguar 1 miliard e 222 milionë euro. Në vitin 2021, remitancat kishin vlerën prej 1 miliard e 153 milionë euro.