array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=6"
  }
}

Takimi Kurti-Vuçiq në qershor 2021, Foto: Twitter

Deklarativisht PO për takim, realisht PA takim

Deklarata

Muaji korrik është përmendur që një kohë të gjatë se do të jetë muaji kur do të ndodhë një takim në nivel të lartë në dialogun Kosovë-Serbi, mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Zyrtarët e lartë të BE-së

Vlerësimi

Qëndrim i ndërruar

Paralajmërimet për takim i kanë dhënë edhe krerët më të lartë të Bashkimit Evropian, derisa të dy palët në dialog deklarativisht kanë qenë pro takimit, por derisa po hyjmë në muajin gusht, një takim i tillë s’ka ndodhur ende. BE-ja nuk ka dhënë ndonjë sqarim pse nuk është mbajtur takimi i paralajmëruar.

Artikulli

Muaji korrik është përmendur që një kohë të gjatë se do të jetë muaji kur do të ndodhë një takim në nivel të lartë në dialogun Kosovë-Serbi, mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Paralajmërimet për takim i kanë dhënë edhe krerët më të lartë të Bashkimit Evropian, derisa të dy palët në dialog deklarativisht kanë qenë pro takimit, por derisa po hyjmë në muajin gusht, një takim i tillë s’ka ndodhur ende.

Takimet mes kryenegociatorëve në dialogun Kosovë-Serbi nuk kanë qenë të pakta mujave të fundit, por takimet mes liderëve shtetëtor të të të dyja vendeve po mungojnë, pavarësisht deklarimeve se takimet do ndodhin.

Besnik Bislmi si kryenegociator i Kosovës dhe Petar Petkoviq në anën tjetër si kryenegociator i Serbisë në dialogun Kosovë-Serbi, zhvillojnë takime jo të rrallë me ndërmjetësim të Miroslav Lajcak, emisarit të BE-së për dialogun.

Por një takim me shefave të tyre, nuk po ndodhë, ndonëse ishte paralajmëruar për në korrik të këtij viti.

Nikoqiri i këtij takimi, si zakonshëm është Bashkimi Evropian, që ka heshtur dhe nuk ka njoftuar për arsyet e dështimit të këtij takimi, ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq kanë fajësuar njëri-tjetrin për dështimin e këtij takimi.

Së fundi, kryeministrit Kurti deklaroi se fajtor se pse takimi nuk po ndodh në korrik është presidenti serb, derisa shtoi se takimi mes tyre është shtyrë për muajin gusht.

“Jam gjithmonë i gatshëm që të udhëtoj për Bruksel, për takimin e radhës dhe një takim i tillë ishte në plan që të mbahet më 19 korrik, por nuk u mbajt, pasi Beogradi zyrtar e refuzoi atë dhe kërkoi një shtyrje mbi njëmujore.  Pra, në vend se të ndodhë takimi me 19 korrik, tash shpresohet që mbase mund të mbahet në fund të gushtit”, kishte deklaruar Kurti në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Pas kësaj deklarate, ka reaguar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i cili ka thënë se “nuk ka asgjë në dialogun me Kosovën përderisa në krye është Albin Kurti”.

“Përderisa është Kurti atje, nuk ka asgjë nga këto, dhe sa i përket thirrjeve për dialog, unë gjithmonë do të shkoj”, citohet se ka thënë Vuçiq duke shtuar se, “Por aty nuk ka asgjë. Ai vendosi të mos dialogonte, të mos bënte asnjë kompromis. Për të, kompromisi është njohje reciproke”, ka thënë Vuçiq sipas raportimit të Kossev.

KALLXO.com ka kontaktuar zyrën e Bashkimit Evropian, për të marrë një qëndrim mbi arsyet e dështimit të këtij takimi.

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Paloma Hall në nuk ka treguar arsyet e dështimit, por vetëm u ka bërë thirrje edhe njëherë të dyja palëve që të angazhohen në mënyrë konstruktive në negociata.

“BE-ja ka thënë vazhdimisht se agjenda, ritmi dhe rezultati i dialogut varet nga palët, të cilat janë bashkëpronarë të dialogut”, thuhet në përgjigje e BE-së për KALLXO.com.

Paralajmërimet e para zyrtare për takimin një takim mes liderëve të të dyja vendeve e kishte dhënë në maj të këtij vitit shef i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

“Ne shpresojmë që para verës ne do të jemi në gjendje të mbajmë një tjetër takim mes kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë”, kishte thënë Borrell më 16 maj në një deklaratë për media.

Ndërkaq, në qershor, kryeministri i vendit, Albin Kurti pati thënë se do ta trajtojë pozitivisht një ftesë që do të vinte nga Borrelli.

“Unë nuk kam marrë ftesë. Kur ta kem një ftesë të tillë, patjetër që do ta trajtoj me përkushtimin më të madh dhe padyshim me një qasje pozitive, por nuk ka një ftesë të tillë ende”, kishte deklaruar shefi i Qeverisë së Kosovës, më 1 qershor.

Në fund të qershorit, Kosovën e vizitoi emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili po ashtu paralajmëroi një takim të korrikut.

“Jemi duke punuar t’i takojmë të dy udhëheqësit kryeministrin Kurti e presidentin Vuçiq. Do të dëshiroja që kjo të ndodh para pushimeve verore në Bruksel, por jemi duke punuar që të krijojmë mundësitë për këtë”, ka thënë Lajçak më 29 qershor në Prishtinë.

E pasi Lajçak, udhëtoi për në Beograd, po atë ditë, Qeveria e Kosovës mori vendim që të aplikojë reciprocitet ndaj qytetarëve të Serbisë, të cilët kur hyjnë në Kosovë do të pajisen me një fletë-deklarim që përkohësisht e zëvendëson përdorimin e dokumenteve zyrtare të identifikimit.

Përveç kësaj qeveria mori vendi, që pronarët e automjeteve me targat ‘PR’, ‘KM’, ‘PZ’, ‘GL’, ‘UR’, ‘PE’, ‘DA’, që janë pajisur nga 10 qershori 1999 e deri më 21 prill 2022, t’u mundësohet regjistrimi i automjeteve me targat RKS.

Pas këtij vendimi, Lajçak tha se në marrëdhëniet Kosovë-Serbi është krijuar një “situatë e re” që i ka ndryshuar “planet dhe temat” e vizitës së tij në Kosovë dhe Serbi.

Pas këtij vendimi, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, aktualisht, nuk ka.

Por pavarësisht këtyre zhvillimeve, presidentja e vendit Vjosa Osmani më 4 korrik deklaroi se gjatë këtij muaji pret takim të nivelit të lartë.

“Procesi po vazhdon, ka pasur takime në nivel të kryenegociatorëve dhe shumë shpejt, besoj gjatë korrikut – por, kjo varet nga lehtësuesit evropianë – ne do të kemi po ashtu një takim në nivel të liderëve”, ka thënë presidentja Osmani.

Dy ditë më vonë, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i mohoi deklaratat e zyrtarëve në Kosovë se një takim i tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pritet të zhvillohet së shpejti në Bruksel.

“Askush nuk më ka pyetur për bisedime. Unë nuk ik nga asnjë takim. Kryesisht ai [Kurti] ka ikur nga takimet”, ka thënë Vuçiq..

19 korriku i 2021 ka qenë hera e fundit kur në Bruksel është mbajtur takimi i nivelit të lartë mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq në ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Takim më në Bruksel nuk pati, por vetëm një darkë në Berlin. Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak u përkujdes që të organizonte një darkë me kryeministrin kosovar dhe presidentin serb.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në një darkë joformale në Berlin të organizuar nga emisari i BE-së për dialogun, Mirsolav Lajçak – 04.05.2022 | Foto: Mirsolav Lajcak

Deri më tani në Bruksel në nivel kryenegociatorësh mes Kosovës dhe Serbisë janë zhvilluar disa takime, ndërsa në nivel të lartë mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, janë zhvilluar vetëm dy takime.