array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Deklaratat e rreme përmes fotove të modifikuara 

Deklarata

“Unë jam gati! Po ju?” dhe “Wallahi dit t’ zeza do vinë për juve, e ju fantazoni”

Vlerësimi

Rrenë

Fotografitë e publikuara janë të modifikuara dhe të manipuluara. Përveç fotografive, edhe deklaratat të cilat janë të shkruara në fotografi janë të rreme. Kryeministri nuk ka deklaruar asnjëherë diçka të tillë siç pretendohet në fotografitë e përmendura.

Artikulli

Faqja Universal ka publikuar në Facebook dy foto në të cilat protagonist është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Në njërën nga fotot, e cila mban mbishkrimin “Unë jam gati! Po ju?”, kryeministri Kurti është paraqitur si ushtar. Ndërsa në foton tjetër të publikuar nga e njëjta faqe, mban mbishkrimin “Wallahi dit t’zeza do vinë për juve, e ju fantazoni”.

Fotot e publikuara janë të modifikuara dhe deklaratat e të cilat janë të shkruara në fotografi janë të rreme. Kryeministri nuk ka deklaruar asnjëherë diçka të tillë siç pretendohet në këto fotografi.

Në foton e parë, kreu i ekzekutivit është modifikuar që të duket kinse është i veshur me uniformë të ushtarit. Në të dytën, fytyra e Kurtit është modifikuar në kokën e Ridvan Haqifit, i cili ishte vrarë në luftën në Siri.

Sipas politikës së Facebook, foto të tilla të cilat janë redaktuar apo sintetizuar përtej rregullimeve për qartësi, në mënyrë të atillë që mund t’i mashtrojnë njerëzit, largohen.