array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Deklarata që rrejshëm i mvishet kryeministrit Kurti

Deklarata

Na jem shqiponje me dy krena. Kurrë Serbia s’ka me hy mrena, Albin Kurti

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka deklaruar asnjëherë “Na jem shqiponje me dy krena. Kurrë Serbia s’ka me hy mrena”. Në asnjë prej postimeve apo intervistave të dhëna Kurti nuk e ka thënë një gjë të tillë. Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka thënë se “këtë deklaratë nuk e ka bërë kryeministri Kurti”.

Artikulli

Më 29.08.2024, faqja e Facebook-ut Veç me Albin Kurtin Kryeministër ka publikuar një fotografi të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Faqja ka vendosur një mbishkrim “Na jem shqiponje me dy krena. Kurrë Serbia s’ka me hy mrena”- duke pretenduar se këtë deklaratë e ka bërë Kurti.

Krypometër ka kontaktuar me zëdhënësin e Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka për të sqaruar vërtetësinë e kësaj deklarate.

Manxhuka ka konfirmuar se diçka e tillë nuk është thënë nga kryeministri Kurti.

“Këtë deklaratë nuk e ka bërë kryeministri Kurti”- ka thënë Manxhuka për Krypometrin.

Krpometër gjithashtu ka analizuar postimet e faqes zyrtare të kryeministrit Kurti në Facebook më datë 29.08.2024.

Atë ditë, në faqen e tij Kurti ka publikuar një lidhje direkte të një tryeze diskutimi të organizuar nga Zyra e Kryeministrit në shënim të Ditës Ndërkombëtare të personave të zhdukur me dhunë.

Më pas ai ka publikuar një video të parakalimit të paraatletit Grevist Bytyqi, i cili merr pjesë në Lojërat Paralimpike.

Në faqen e tij, Kurti vijoi të postojë edhe një lidhje tjetër direkte nga takimi  për draft- metodologjinë e Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës, për dokumentimin dhe hulumtimin e krimeve të luftës.

Kurse postimi i fundit i datës 29.08.2024, në faqen e kreut të ekzekutivit kanë qenë fotografi nga takimi i Kurtit me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm për Operacione të NATO-s, Thomas Goffus.

Krypometër gjithashtu ka kërkuar në internet deklaratën që pretendohet se e ka thënë Kurti, mirëpo nuk është gjetur asnjë rezultat rreth saj.

Ky postim është bërë në kohën kur janë rritur tensionet për shkak të synimit të Qeverisë së Kosovës për të hapur për qarkullim urën e Ibrit.

Më 13.08.2024, kryeministri i Kosovës e kishte pritur në takim komandantin e KFOR-it, Özkan Ulutas. Në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit thuhet se kryeministri e ka njoftuar komandantin e KFOR-it mbi punët e përgjithshme që po zhvillohen në urën kryesore mbi lumin Ibër.  Ndërkaq, misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka rikonfirmuar përmes një komunikate qëndrimin se çdo vendim në lidhje me Urën e Ibrit duhet të merret përmes dialogut politik dhe në mënyrë të koordinuar.