array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Deklarata e vjetër publikohet në kohën e marrëveshjes për targat

Deklarata

Escobar ia mer “çelësat” Lajcakut për t’i dhënë fund çështjes së dialogut të Kosovës me Serbi

Faqe në Internet

Vlerësimi

Me kos

Konstatimet e bëra në artikull se “Escobar ia mer “çelësat” Lajcakut për t’i dhënë fund çështjes së dialogut të Kosovës me Serbi” nuk janë të mbështetur në asnjë fakt apo burim kredibil. Artikulli ka përmbajtje të vjetër, të datës 4 shkurt 2022 dhe i njëjti është shpërndarë në Facebook si lajm i ri vetëm dy orë pasi ishte publikuar njoftimi i BE-së se Kosova e Serbia kishin arritur marrëveshje sa i përket targave ilegale dhe rrugës përpara të dialogut për normalizimin e plotë të marrëdhënieve në mes të dy shteteve.

Artikulli

Më 24 nëntor 2022, në faqen në Facebook Mirsevini” është publikuar një artikull i marrë nga faqja e internetit fakte.buzz me titullin “Gjithçka po merr fund, Escobar ia mer “çelësat” Lajcakut për t’i dhënë fund çështjes së dialogut të Kosovës me Serbi me”.

Ky artikull ishte publikuar në fakte.buzz më 4 shkurt 2022, mirëpo në faqen e Facebook Mirsevini u ri-publikua prapë pa ndonjë njoftim që tregon se lajmi është i vjetër.

Përmbajtja e këtij artikulli flet për emërimin e Miroslav Lajçakut si emisar për dialogun Kosovë-Serbi dhe për një deklaratë që sipas fakte.buzz e ka bërë Donika Emini si njohëse e procesit të dialogut.

Në artikull nuk është cituar asnjë burim që mund të mbështesë titullin konstatues se “Gjithçka po merr fund” apo se “Escobar ia mer “çelësat” Lajçakut për t’i dhënë fund çështjes së dialogut të Kosovës me Serbi”.

Shpërndarja e këtij artikulli të vjetër është bërë në orët e para të datës 24 nëntor 2022, apo vetëm dy orë pasi ishte publikuar njoftimi i BE-së se Kosova e Serbia kishin arritur marrëveshje sa i përket targave ilegale dhe rrugës përpara të dialogut për normalizimin e plotë të marrëdhënieve në mes të dy shteteve.