array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=6"
  }
}

Dardan Sejdiu, Shef i GP te PSD-se

Dardan Sejdiu e ndryshon qëndrimin për ‘asfaltin’

Deklarata

Deklarata(6 dhjetor 2018)- “Përderisa një pjesë e madhe e popullsisë është në arsim vetëm 3 për qind e shpenzimeve shkojnë në arsim. Të mos flasim për pjesën ekonomike e cila përsëri është një qasje e cila po e shohim tash e 18 vite që është një përqendrim total në asfalt”

 

Deklarata (20 shtator 2019)-Sot Gjakova, Peja, Prizreni, duhen me u lidhë. Gjakova ka qenë baza e industrisë në Kosovë, sot atje kemi fabrika që janë dalë jashtë funksionit, a potencialin e kemi komplet Dukagjinin me ndërtua sektorin e përpunimit të ushqimit dhe me e lidhë bujqësinë me ushqim”,

Dardan Sejdiu

Vlerësimi

Qëndrim i ndërruar

Përderisa ish-deputeti e kishte kritikuar investimin në ‘asfalt’ vitin e kaluar, këtë vit ai tha se investimi në Autostradën e Dukagjinit është i domosdoshëm. Krypometri e vlerëson ndërrim qëndrimi.

Artikulli

Ish-shefi i grupit parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu me hyrjen në koalicion parazgjedhor me AAK-në e ka ndryshuar qasjen e tij sa i përket projekteve infrastrukturore.

Sejdiu më 6 dhjetor 2018, në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohej buxheti për vitin 2019, ishte shprehur kundër investimeve të mëdha në infrastrukturë rrugore, duke thënë se është ‘përqendrim në asfalt’.

“Përderisa një pjesë e madhe e popullsisë është në arsim vetëm 3 për qind e shpenzimeve shkojnë në arsim. Të mos flasim për pjesën ekonomike e cila përsëri është një qasje e cila po e shohim tash e 18 vite që është një përqendrim total në asfalt”, kishte thënë ai.

“E kjo koha e njëfarë hovi infrastrukturor edhe trajtimit infrastrukturor të ekonomisë duhet të përfundojë, duhet të dalim në një koncept tjetër ekonomik e që është zhvillimor”, kishte shtuar Sejdiu.

Në kohë zgjedhore megjithatë, Sejdiu ka ndryshuar qëndrim rreth ’asfaltit’.

Ai në një intervistë për Telegrafin me 20 shator të këtij viti, tha se autostrada e Dukagjinit e rimëkëmb atë anë, duke e cilësuar edhe si investim të domosdoshëm.

“Sot Gjakova, Peja, Prizreni, duhen me u lidhë. Gjakova ka qenë baza e industrisë në Kosovë, sot atje kemi fabrika që janë dalë jashtë funksionit, a potencialin e kemi komplet Dukagjinin me ndërtua sektorin e përpunimit të ushqimit dhe me e lidhë bujqësinë me ushqim”, kishte thënë Sejdiu.

Ai madje ka folur edhe për shpronësimet e kësaj autostrade.

“Është një dezinformatë e madhe ku thuhet se shpronësimet janë diku 500 milionë euro, kjo është e pavërtetë sepse një pjesë e madhe e rrugës kalon nëpër Gjakovë është në pronësi të AKP-së dhe kjo blihet me vlerë më të vogël. Pra jemi tu fol për një investim në autostradë i cili është i domosdoshëm”, kishte thënë Sejdiu.

Autostrada e Dukagjinit është projekt i iniciuar nga ministri në detyrë i Infrastrukturës, Pal Lekaj(AAK). Lidhur me këtë autostradë edhe vetë kryetari i partisë së Sejdiut, Shpend Ahmeti, kishte thënë se nuk është prioritet.

Sipas asaj që kanë deklaruar deri më tani zyrtarët qeveritarë, Autostrada e Dukagjinit do të kushtojë mbi 1 miliardë euro. 40 për qind e autostradës 91 kilometërshe të propozuar aktualisht është e vendosur në tokë që është në pronësi private, duke rezultuar në një kosto tepër të madhe shtesë për shpronësimin e saj.

Zyrtarë të shumtë kanë vlerësuar se shpronësimi i tokave për të ndërtuar autostradën e Dukagjinit pothuajse do ta dyfishojë çmimin final të ndërtimit të autostradës, duke arritur mbi 1 miliard euro.

Autostradë njëmiliardëshe: rrugë të shpejta me qytetarë të varfër