array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=6"
  }
}

Dardan Molliqaj i ‘han’ fjalët për Haradinajn dhe partinë e ‘haraçit’

Deklarata

Haraçi dhe fajdet në rajonin e Dukagjinit, nëpër komunat që udhëhiqen nga AAK-ja, janë një realitet i hidhur për të cilin flet çdo qytetar i atjeshëm

Dardan Molliqaj

Vlerësimi

Qëndrim i ndërruar

Molliqaj e ka ndërruar qëndrimin dhe vlerësimin e tij për AAK-në dhe liderin e saj, Ramush Haradinaj. Në të kaluarën ai kishte thënë se Haradinaj nuk ka mençuri dhe nuk ishte i pastër për të qenë lider, ndërsa sot e ka pranuar si të tillë. Haradinaj do t’i prijë listës së deputetëve të koalicionit AAK-PSD dhe njëkohësisht do të jetë kandidatë për kryeministër. Molliqaj kishte thënë se AAK-ja është parti e lidhur me haraçin, ndërsa sot ajo ka koalicion me PSD-në.

Artikulli

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate kanë arritur një ujdi që të shkrihen në një listë për zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen në fund të shtatorit apo në fillim të muajit tetor.

Dy liderët e partive, Ramush Haradinaj i AAK-së dhe Shpend Ahmeti i PSD-së, në një konferencë për media treguan edhe arsyet pse u bënë bashkë.

Për koalicionin parazgjedhor ndërmjet AAK-së dhe PSD-së u deklarua edhe deputeti i kësaj të dytës, Dardan Molliqaj.

“Sot krijuam koalicionin e ndryshimit që fitoren e ka të sigurt. Koalicionin që do të qeveris dhe Kosovën do ta pozicionojë fuqishëm përballë Serbisë, përballë krimit e korrupsionit dhe përballë varfërisë e pabarazisë. Koalicion nëpërmjet të cilit ne do t’i shtyejmë edhe më tej këto politika. Bashkimi ynë i sotëm është veç fillimi i fitorës së madhe”, shkroi ish- sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje në “Facebook”.

Por, jo shumë kohë më parë, Molliqaj kishte tjetër qëndrim për Ramush Haradinajn dhe partinë e tij.

Para se të ndahej nga Vetëvendosja dhe të aderonte në PSD, Molliqaj e quajti AAK-në parti të fajdeve dhe të harraqit.

“Haraçi dhe fajdet në rajonin e Dukagjinit, nëpër komunat që udhëhiqen nga AAK-ja, janë një realitet i hidhur për të cilin flet çdo qytetar i atjeshëm”, tha Molliqaj gjatë një konferencë për gazetar në fund të qershorit 2013.

Këto deklarime ai i përsëriti edhe pas një viti në emisionin “Interaktiv” të KTV-së.

Sot, partia e Shpend Ahmetit u pajtua që bartës i listës për kryeministër të jetë, Ramush Haradinaj.

Madje, Molliqaj shtrëngoi duart me të parin e AAK-së, por para tri viteve kishte të tjera qëndrime rreth Ramush Haradinajt.

“Ai i cili duhet t’i prij këtij ndryshimi duhet të jetë i dijshëm, duhet të ketë njëfarë begrandi intelektual, duhet të ketë mençuri dhe duhet të ketë pastërti, për të cilën unë nuk mendoj që e ka z. Haradinaj”, kishte deklaruar Molloqaj në një emision në RTK.

“Nuk i takon z. Haradinaj as pozita e kryeministrit as bartësi i listës, fuqia politike na përcakton”, kishte thënë Molliqaj për Ramush Haradinajn.

Por, sot Molliqaj ka renditur disa prej punëve të qeverisë Haradinaj, për të cilat thotë se edhe PSD është meritore.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate kanë arritur një ujdi për koalicion parazgjedhor.