array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq (29.09.2021), Foto: KALLXO.com

Cilësimi i rremë i Goran Rakiqit për aksionin e policisë kundër kontrabandës

Deklarata

Ne nuk mund dhe nuk do ta tolerojmë më këtë. Dhe kjo ishte Nata e Kristaltë për ne, ky është takimi më i rëndësishëm për ne deri më tani

Goran Rakiq

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Faktet historike dhe institucionale tregojnë se aksioni i Policisë së Kosovës nuk mund të krahasohet me Holokaustin, pasi janë dy ngjarje krejtësisht të ndryshme. Kristallnacht apo “Nata e Kristaltë” e quajtur edhe Nata e Xhamit të Thyer ose Pogromet e Nëntorit, nata e 9-10 nëntorit 1938, ishte kur nazistët gjermanë sulmuan hebrenjtë dhe pronat e tyre. Emri “Kristallnacht” i referohet ironikisht mbeturinave të xhamit të thyer të lënë në rrugë pas këtyre pogromeve. Ndërkaq, aksioni i Policisë së Kosovës, bazohet në Kodin Penal të Republikës së Kosovës dhe deklarimeve të ministrisë të Punëve të Brendshëm ka rezultuar me arrestimin e personave që dyshohet se e kanë shkelur ligjin duke kontrabanduar mallra. Policia nuk i ka sulmuar civilet e as pronat e tyre. Një grup i qytetarëve i kanë sulmuar policët dhe gazetarët që kanë raportuar për këtë aksion.

Artikulli

Aksioni i 13 tetorit i Policisë së Kosovës kundër kontrabandës së mallrave nëpër disa rajone të vendit, përfshirë veriun e Mitrovicës, nxiti sulmet e dhjetëra serbëve me mjete të forta ndaj forcave të policisë, ku u gjuajt edhe me armë. Disa prej zyrtarëve policor mbetën të lënduar.

Edhe gazetarët u sulmuan dhe u penguan nga qytetarët serb për ta kryer punën e tyre.

Ndërhyrja e ligjshme e Policisë së Kosovës kundër kontrabandës u krahasua me Holokaustin e Luftës së Dytë Botërore.

Kryetari i Listës Serbe dhe ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq, e përshkroi operacionin e së mërkurës në veri si “Crystal Night” apo “Nata e Kristaltë”, krahasim ky që u cilësua si i papranueshëm.

“Ne nuk mund dhe nuk do ta tolerojmë më këtë. Dhe kjo ishte Nata e Kristaltë për ne, ky është takimi më i rëndësishëm për ne deri më tani”, citohet të ketë thënë Rakiq, teksa ishte nisur të takonte presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq pas zhvillimeve në veri të Kosovës.

Media e ka raportuar këtë deklaratë të Rakiqit pa i verifikuar faktet historike.

E faktet historike dhe institucionale tregojnë se pse aksioni i Policisë së Kosovës nuk mund të krahasohet me Holokaustin, pasi janë dy ngjarje krejtësisht të ndryshme. Kristallnacht apo “Nata e Kristaltë” e quajtur edhe Nata e Xhamit të Thyer ose Pogromet e Nëntorit, nata e 9-10 nëntorit 1938, ishte kur nazistët gjermanë sulmuan hebrenjtë dhe pronat e tyre. Emri “Kristallnacht” i referohet ironikisht mbeturinave të xhamit të thyer të lënë në rrugë pas këtyre pogromeve.

Ndërkaq, aksioni i Policisë së Kosovës, bazohet në Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Në nenin 317 të këtij kodi “Kontrabandimi i mallrave”, pika 1 thuhet se “Kushdo që duke kaluar vijën kufitare bartë mallra dhe shmang kontrollin doganor, ose kushdo që duke shmangur kontrollin doganor, kryen bartjen e mallrave dhe kalon vijën kufitare, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet”.

Tutje në pikën 2 thuhet se “Kushdo që pa leje përkatëse, shmang kontrollin doganor dhe kalon vijën kufitare duke bartur mallrat, eksportimi apo importimi i të cilave është i ndaluar, i kufizuar apo kërkon leje të posaçme nga organi kompetent, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet”.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, në një konferencë për media të mërkurën tha se operacioni policor nuk është i drejtuar kundër asnjë nacionaliteti, por kundër personave që dyshohet se kanë kontrabanduar mallra.

“Prokurori i rastit është serb, gjykatësi i procedurës paraprake është serb, pjesëtarët e reagimit të shpejtë janë shumica serbë. Shumica e të arrestuarve janë shqiptarë. Shumica e të kërkuarve janë shqiptarë. Është një shërbim aleat i cili e ka iniciuar këtë akt, në të njëjtën kohë jemi koordinuar me bashkëpunëtorët tonë ndërkombëtar. Pra nuk bëhet fjalë për asnjë aktiviteti kundër komunitetit serb”, ka thënë Sveçla.

Policia e Kosovës njoftoi se lidhur me operacionin e suksesshëm policor të realizuar në katër rajonet e Republikës së Kosovës në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë Jugu dhe Mitrovicë Veri, ka arrestuar 8 persona të dyshuar, si dhe ka vazhduar hetimet intensive drejt identifikimit dhe arrestimit të personave të tjerë që ndërlidhen me kontrabandimin e mallrave, të cilët i ka shpallur në kërkim.

Në anën tjetër ndaj deklaratës së ministrit serb Rakiq reagoi edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, duke thënë se krahasimi i aksionit të Policisë së Kosovës në veri kundër kontrabandës së mallrave me “Natën e Kristaltë” është i papranueshëm.

“Ndaloni! Krahasimi i aksionit të sotëm të policisë me ‘natën e kristaltë’ është i papranueshëm. Krahasime të tilla kontribuojnë drejt rrëfimeve të shtrembërimit dhe mohimit të Holokaustit. Mbroni faktet”, ka shkruar Rohde në rrjetin social Twitter.