array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Agim Aliu. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Çerdhja në Greme të Ferizajt ende jashtë funksionit

Deklarata

Agim Aliu (09.10.2020) “Nuk mund të jap datë, por besoj që shumë shpejt do të funksionalizohet. Ndoshta në vitin 2020”

Vlerësimi

Me kos

Agim Aliu nuk ka arritur të përmbush zotimin se çerdhja do të funksionalizohej në vitin 2020. Madje, komuna në vitin 2021 nuk po arrin të tregojë një datë kur kjo çerdhe do të funksionalizohej.

Artikulli

Çerdhja në fshatin Greme të Ferizajt ende nuk ka arritur të funksionalizohet, ndonëse kryetari i komunës, Agim Aliu në emisionin “Jeta në Komunë”, kishte thënë se ajo mund të hyjë në funksion gjatë vitit 2020.

Por edhe pse tash kemi hyrë në vitin 2021, çerdhja mbetet jofunksionale.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, Drejtori i Arsimit në Komunën e Ferizajt, Afrim Llabjani.

“Jo, nuk është funksionalizuar. I kemi marrë disa hapa në këtë drejtim, por akoma nuk kemi mundur ta funksionalizojmë”, tha ai më 14 janar 2021.

Drejtori i Arsimit ka treguar edhe arsyet se pse çerdhja ende nuk po mund të shfrytëzohet nga fëmijët e fshatit.

“Me të thënë të drejtën nuk po mundemi me dhënë afate, për faktin  se nuk po mundemi ta gjejmë një model të funksionalizimit. Ju e dini që Ministria e Arsimit dhe e Financave nuk lejon rritje të numrit të punëtorëve nëpër lista të pagave dhe shkaku i saj ne nuk po mundemi ta funksionalizojmë. Tash po shohim me partneritet diqysh, përmes disa modeleve që i kanë bërë Prishtina dhe Prizreni, por akoma nuk kemi ardhur në atë pikë me e thënë saktë se në cilën kohë mund të hapet”, tha ai.

KALLXO.com kishte raportuar se kjo çerdhe duke qenë jashtë funksionit edhe ishte dëmtuar, por këto dëme thuhet se i ka sanuar komuna.

“Po, atë e kemi rregulluar. Aty kemi krijuar njëfarë sigurie ne sepse i kemi marrë çelësat ne dhe ia kemi dhënë edhe drejtorit të shkollës që është shumë afër. Në këtë drejtim po besoj që nuk kemi fort telashe”, tha për KALLXO.com, Drejtori i Arsimit në këtë komunë.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu  pati deklaruar se beson që në vitin 2020 do të funksionalizohet çerdhja e lartpërmendur.

Më 9 tetor 2020, kryetari Aliu kur është pyetur nëse çerdhja do të funksionalizohet më 2021, ai ka thënë se “ndoshta në  vitin 2020”.

“Unë po besoj që edhe kjo çerdhe këtu [Greme] edhe ajo që është në Talinovc të Jerrlive do të funksionalizohen shpejt. [Për çerdhen në Greme] Janë renovime të vogla, sigurisht se gjithçka çka dëmtohet, duhet të renovohet. Nuk mund të jap datë, por besoj që shumë shpejt do të funksionalizohet. Ndoshta në vitin 2020”, tha Aliu në “Jeta në Komunë”.

Për investimet kapitale është folur edhe në debatin që BIRN ka organizuar në Asamblenë e Komunës për zbatimin e rekomandimeve të Auditorit.