array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Komuna e Gjilanit, Foto: Komuna e Gjilanit

Caqet e paarritura të Komunës së Gjilanit, i zbatoi vetëm 5 rekomandime të auditorit

Deklarata

“Rekomandimet e dhëna nga Zyra Kombëtare e Auditimit deri më tani, 8 rekomandime janë adresuar plotësisht, 6 janë në proces të adresimit dhe 1 rekomandim nuk është adresuar ende”

Komuna e Gjilanit

Vlerësimi

Me kos

Në raportin e auditimit të vitit 2018 është paraqitur edhe zbatueshmëria e rekomandimeve të vitit 2017. Numri i rekomandimeve të zbatuara nuk është në përputhje me atë që kishte thënë Komuna e Gjilanit. Sipas Auditorit, Komuna e Gjilanit, nga gjithsej 15 rekomandime: 5 i ka zbatuar, 5 nuk i ka zbatuar,2 i ka zbatuar pjesërisht dhe 3 rekomandime janë mbyllur.

Artikulli

Komuna e Gjilanit nuk e ka mbajtur premtimin sa i përket zbatimit të rekomandimeve të pranuara nga Auditori në vitin 2017.

Pak para se të publikohej raporti i auditimit për vitin 2018, KALLXO.com kishte nisur një shkresë në adresë të Komunës së Gjilanit në lidhje me rekomandimet dhe çalimet në fusha specifike në vitin 2017.

Në përgjigjen e Komunës së Gjilanit në lidhje me shkresën thuhet se nga gjithsej 15 rekomandimet e Zyrës Kombëtare të Auditorit, 8 janë adresuar plotësisht, 6 janë në proces të adresimit dhe 1 rekomandim nuk është adresuar ende.

Në raportin e auditimit të vitit 2018 është paraqitur edhe zbatueshmëria e rekomandimeve të vitit 2017. Numri i rekomandimeve të zbatuara nuk është në përputhje me atë që kishte thënë Komuna e Gjilanit.

Sipas Auditorit, Komuna e Gjilanit, nga gjithsej 15 rekomandime, 5 i ka zbatuar, 5 nuk i ka zbatuar,2 i ka zbatuar pjesërisht dhe 3 rekomandime janë mbyllur.

Në pesë vitet e fundit, Komuna e Gjilanit ka marrë 75 rekomandime nga Zyra Kombëtare e Auditimit. 9 rekomandime në vitin 2014, nga 18 rekomandime në vitet 2015 dhe 2016, si dhe nga 15 rekomandime në vitin 2017 dhe vitin 2018.

Komuna e Gjilanit ka pasur telashe në të gjitha fushat nga viti 2014 deri në vitin 2017.

Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) ka analizuar dhe krahasuar gjetjet e Auditorit të përgjithshëm në Komunën e Gjilanit nga viti 2014 deri në vitin 2017. Gjetjet kryesore të BIRN janë prezantuar nga Visar Prebreza, redaktor i BIRN, në një debat të organizuar në Kuvendin Komunal para asamblistëve, drejtorëve komunalë dhe shoqërisë civile në Gjilan.

KALLXO.com vazhdimisht ka publikuar analiza sa i përket raporteve të auditimit të institucioneve qendrore dhe lokale të Kosovës. Në këto analiza kanë shpërfaqur mangësitë, shkeljet dhe çështjet që janë identifikuar ndër vite nga ZKA.

Debati në Komunën e Gjilanit është organizuar nga BIRN me mbështetjen e Ambasadës britanike.

Debati në Komunën e Gjilanit është transmetuar live në platformën e KALLXO.com në Facebook.

LIVEDebat rreth zbatimit të rekomandimeve të Auditorit nga komuna e Gjilanit

Publiée par Kallxo.com sur Lundi 26 novembre 2018