array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=1"
  }
}

Caqet e arritura të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal në zbatimin e rekomandimeve të Auditorit

Deklarata

Ministria e Zhvillimit Rajonal ( mars 2020)- “Nga 9 rekomandime në vitin 2018 kemi zbatuar plotësisht 8 rekomandime kurse njërin prej tyre e kemi  zbatuar pjesërisht”

Ministria e Zhvillimit Rajonal

Vlerësimi

E vërtetë

Sipas raportit të Zyrës së Auditimit në korrik të vitit 2020,  nga 8 rekomandimet për MZhR, 6 janë zbatuar tërësisht, dy janë mbyllur dhe një nuk është i zbatuar, andaj deklarata e Ministrisë vlerësohet si pjesërisht e vërtetë.

Artikulli

Pak para se të publikohej raporti i auditimit për vitin 2019, KALLXO.com kishte nisur një shkresë në adresë të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal në lidhje me rekomandimet dhe çalimet në fusha specifike në vitin 2018.

Ministria e Zhvillimit Rajonal, e cila ka marrë 9 rekomandime në vitin 2018, në mars të vitit 2020 ka thënë për BIRN se ka zbatuar plotësisht 8 rekomandime të evidentuara në këtë raport kurse njërin prej tyre e ka zbatuar pjesërisht. Rekomandimi i zbatuar pjesërisht sipas MZhR-së është rekomandimi i 8-të.

Rekomandimi i 8-të ka pasur të bëjë me sistemin e auditimit të brendshëm.

“Ministri duhet të sigurojë se janë ndërmarrë masa, në mënyrë që shërbimet e auditimit të brendshëm të sigurohen përmes themelimit të NjAB-së brenda ministrisë”, thuhej në rekomandimin e tetë të Auditorit në raportin e vitit 2018.

Ministria ka thënë për KALLXO.com se për këtë rekomandim është njoftuar edhe Auditori i Përgjithshëm.

“MZhR Auditimin e Brendshëm e ka realizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, dhe nga data 02.09.2019 MF ka filluar Auditim të Brendshëm në MZHR, pasi që të gjitha rekrutimet e stafit janë pezulluar dhe nuk ka mundur ta themelojë këtë njësi)”, ka theksuar MZHR në përgjigjen e saj.

Në raportin e publikuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit për vitin 2019, thuhet se MZhR ka zbatuar 6 rekomandime (2,3,4,5,7,8), dy rekomandime janë mbyllur (6 dhe 9) dhe një rekomandim ka mbetur i pa zbatuar, rekomandimi i parë.

Sipas Auditorit, rekomandimi i 8-të për të cilin MZhR ka thënë që e ka zbatuar pjesërisht, është zbatuar plotësisht.

Kurse rekomandimi i parë, për të cilin MZhR ka deklaruar për KALLXO.com se është zbatuar plotësisht është gjetur nga Auditori se ka mbetur i pazbatuar.

“Ministri duhet të ndërmerr të gjitha veprimet e duhura për të siguruar bartjen e pronësisë së pasurisë kapitale tek komunat për projektet e përfunduara, por që ende gjenden në regjistrin e pasurive të ministrisë. Gjithashtu, të siguroj se edhe procesi i zhvlerësimit për pasuritë jo kapitale është kryer sipas kërkesave ligjore dhe të gjitha obligimet e pa paguara janë prezantuar drejt në PFV”, thuhej në rekomandimin e vitit 2018 mbi pasqyrat financiare i cili nga Auditori në vitin 2019 është evidentuar si i pa zbatuar.

MZhR ka deklaruar se bazuar në rregulloren për raportim periodik të nxjerrë nga ZKA lidhur me raportimin për zbatimin e rekomandimeve të Auditorit të Përgjithshëm, MZhR ka dërguar deri në muajin mars dy raporte periodike dhe ka raportuar lidhur me implementimin e rekomandimeve.

Ministria e Zhvillimit Rajonal është ministri e re e themeluar në kohën e Qeverisë Haradinaj. ZKA ka audituar pasqyrat financiare të kësaj ministrie në dy vitet e fundit, 2018 dhe 2019.

Kjo ministri në vitin 2018 ka pranuar 9 rekomandime nga ZKA kurse në vitin 2019 ka marrë 3 rekomandime se në vitin paraprak, gjithsej 6.

Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN Kosova) në kuadër të bashkëpunimit me Ambasadën Britanike është duke punuar në inkurajimin e institucioneve publike për të rritur nivelin e zbatimit të rekomandimeve të Auditorit të Përgjithshëm.

KALLXO.com vazhdimisht ka publikuar analiza sa i përket raporteve të auditimit të institucioneve qendrore dhe lokale të Kosovës. Në këto analiza kanë shpërfaqur mangësitë, shkeljet dhe çështjet që janë identifikuar ndër vite nga ZKA.