array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Burim Berisha dorëzohet në premtimin për kuzhina në shkolla

Deklarata

Burim Berisha (23.10.2017)- “Do të ketë kuzhina por jo kifle, do të jenë pak më shumë në disa shkolla”.

Burim Berisha

Vlerësimi

Rrenë

Kuzhinat në shkollat e Fushë Kosovës nuk janë ndërtuar dhe sipas komunës nuk pritet të ndërtohen brenda këtij mandati qeverisës. Me këtë, kryetari Burim Berisha nuk ka mbajtur premtimin e tij dhe komuna është dorëzuar në ndërtimin e kuzhinave për këtë mandat.

Artikulli

Shkollat e Komunës së Fushë Kosovës nuk pritet që do të kenë të instaluar kuzhina brenda objekteve të tyre siç u ishte premtuar nga Kryetari i Komunës, Burim Berisha.

Para se ta fitonte mandatin qeverisës, në fushatën zgjedhore, Berisha kishe premtuar ndërtimin e kuzhinave në disa shkolla.

“Në arsim do të ketë shkolla të reja, salla të reja, do të ketë autobus për nxënës, do të ketë kuzhina në disa shkolla”, kishte thënë Berisha në Debat Përnime në zgjedhjet lokale 2017.

Ndërkohë, kur Berim Berishës i kanë mbetur pak më shumë se një vit mandat, nga komuna thonë se kuzhina në shkolla nuk mund të bëhet.

Drejtori i Arsimit në Komunën e Fushë Kosovës, Islam Shabani, tha për KALLXO.com se kuzhina nuk është ndërtuar e as nuk është në plan për ndërtim këtë mandat.

“Kuzhinën nuk po mundemi me e bo. Ju e dini që Fushë Kosova nuk po mund të mbulohet me mësues e le më staf tjetër. Kemi shumë telashe në këtë aspekt kemi menduar që të bëjmë kuzhinë, por në këtë mandat nuk mundemi. Është planifikuar te shkolla “Mihal Grameno”, është shkolla më e madhe në Komunë dhe ndër shkollat më të mëdha në Kosovë, në total i ka 3 mijë e 100 nxënësa”, ka thënë Shabani.