Bulliqi premton renovimin e Palestrës Sportive “Hakif Zejnullahu” në Podujevë
Deklarata
Shpejtim Bulliqi (08.01.2021)- “Shumë shpejt do të bëhen investimet në rregullimin e infrastrukturës së Palestrës “Hakif Zejnullahu”
Vlerësimi
Hetimet vazhdojnë
Krypometri do të monitorojë nëse do të përmbushet ky premtim.
Artikulli
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka premtuar që shumë shpejt do të bëhen investime në rregullimin e infrastrukturës së Palestrës “Hakif Zejnullahu”, në mënyrë që të sigurohen kushte të volitshme për zhvillimin e aktiviteteve dhe garave sportive.
Bulliqi këtë premtim e ka dhënë gjatë vizitës së sotme që e bëri në palestrën e sporteve “Hakif Zejnullahu”, për të parë nga afër gjendjen e këtij objekti sportiv ku zhvillojnë garat disa klube llapjane.
Sipas njoftimit të kësaj komune, ndër problemet që kërkojnë zgjidhje më të shpejtë është ndërrimi i dyshemesë (parketit) të palestrës, funksionalizimi i ngrohjes qendrore, rregullimi i nyjeve sanitare dhe zhveshtoreve.