Ilustrimi: KALLXO.com
Bombardimet e NATO-s në ish-Jugosllavi ilustrohen me fotografi të rreme nga misionit rus i OSBE-së
Deklarata
Misioni i Rusisë Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), e pasqyron si pamje të sulmit të Aleancës Veri-Atlantike (NATO) në ish-Jugosllavi
Vlerësimi
Me kos
Fotografia nuk është gjatë bombardimeve të NATO-së në ish-Jugosllavi. Ajo është realizuar në Bagdad të Irakut, më 21 mars të vitit 2003 dhe tregon imazhet e zjarrit në dhe rreth Këshillit të Ministrave të Sadam Huseinit gjatë valës së parë të sulmeve në fazën e “Operacionit Liria e Irakut”.
Artikulli
Një fotografi të vitit 2003 në Irak, misioni i Rusisë Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), e ka pasqyruar si pamje të sulmit të Aleancës Veri-Atlantike (NATO) në ish-Jugosllavi më 1999, për ta ndaluar gjenocidin në Kosovë.
Fotografia është shpërndarë nga ky mision në Twitter, në përvjetorin e 23-të të ndërhyrjes së NATO-s, më 24 mars të 1999-ës.
“Më 24 mars 1999 filloi një agresion i armatosur i paligjshëm dhe i paprovokuar nga blloku i NATO-s i udhëhequr nga SHBA kundër Republikës Federale të atëhershme të Jugosllavisë, i cili zgjati 78 ditë”, thuhet në publikim.
Ndërkaq, fotografia i përket kompanisë britanike-amerikane të mediave vizuale “Getty Images”.
Ajo është realizuar në Bagdad të Irakut, më 21 mars të vitit 2003 dhe tregon imazhet e zjarrit në dhe rreth Këshillit të Ministrave të Sadam Huseinit gjatë valës së parë të sulmeve në fazën e “Operacionit Liria e Irakut”.
Më 24 mars të këtij viti, u bënë 23 vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake policore në ish-Jugosllavi. Sulmet e NATO-s pasuan çlirimin e Kosovës.