array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=7"
  }
}

Bekim Jashari. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Bekim Jashari premton ujë të pijes për fshatrat Ibzicë dhe Kuqicë

Deklarata

Bekim Jashari (05/10.2020)- “[Izbica] brenda këtij viti do të përfundojnë të gjitha kyqjet gradualisht dhe do të kenë ujë. Po ashtu edhe në Kuqicë edhe ajo deri në fund të vitit”

Vlerësimi

Hetimet vazhdojnë

Banorët e fshatrave Izbicë dhe Kuqicë të Komunës së Skenderajt janë ankuar për mungesë të furnizimit me ujë. Krypometri do ta masë premtimin e Kryetarit të Skenderajt, Bekim Jashari se këto fshatra do të furnizohen me ujë më së largu deri në fund të vitit 2020.

Artikulli

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka deklaruar se deri në fund të këtij viti, fshati Izbicë dhe Kuqicë do të kenë furnizim me ujë të pijes.

Këtë premtim  ai e bëri në debatin “Jeta në Komunë”, në të cilën qytetarët e të dy fshatrave ngritën çështjen e problemit të ujit të pijshëm.

“Izbica është pjesë e 12 fshatrave në të cilën është fillu projekti, e brenda këtij viti do të përfundojnë të gjitha kyqjet gradualisht dhe do të kenë ujë. Ujë do të ketë kohë pas kohe. Po ashtu edhe në Kuqicë edhe ajo deri në fund të vitit”, tha ai.

Në emisionin “Jeta në Komunë” më të ftuar kryetarin Bekim Jasharin përballë asamblistëve dhe shoqërisë civile u diskua mbi qeverisjen lokale përgjatë këtyre tri viteve. Krypometri  do ta përcjellë nëse premtimi i bërë nga Jashari do të mbahet në kohën e paraparë.