array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=7"
  }
}
Komuna e Skenderajt - kallxo.com

Bekim Jashari premton poligon sportiv brenda dy muajve

Deklarata

Bekim Jashari(18.09.2020): “Lagjia 2 e qytetit tonë brenda 2 muajve bëhet me Poligon Sportiv”

Bekim Jashari

Vlerësimi

Hetimet vazhdojnë

KRYPOMETRI do ta përcjellë nëse ky premtim do të realizohet me kohë.

Artikulli

Kryetari i Komunës së Skenderaj, Bekim Jashari ka njoftuar të premten për fillimin e ndërtimit të poligonit sportiv në lagjen 2 në qytet.

Jashari ka premtuar se ndërtimi i këtij poligonit do të përfundojë brenda dy muajve.

Ai bëri të ditur se ky projekt është i financuar nga komuna e Skenderajt dhe Ministria e Pushtetit Lokal, në kuadër të “Grantit të Përformancës” që e kanë fituar për vitin 2018.

 “Lagjia 2 e qytetit tonë brenda 2 muajve bëhet me Poligon Sportiv. Sot ka filluar ndërtimi i poligonit sportiv në lagjen 2 të qytetit tonë, projekt ky i financuar nga komuna e Skenderajt dhe Ministria e Pushtetit Lokal, në kuadër të “Grantit të Përformancës” që kemi fituar për vitin 2018. Përurimin e këtyre punimeve e bëri sot nënkryetari i komunës, Nuredin Lushtaku,  së bashku me drejtorët komunal, ku me këtë rast inxhinierët njoftuan se ky projekt do të përfundojë shumë shpejt”, ka shkruar i pari i Skenderajt në rrjetin social “Facebook”.

Vlera e parashikuar e kontratës për këtë projekt ka qenë 25 mijë euro.

Tenderi i është dhënë operatorit ekonomik “NDËRTIMI ING SH.P.K.; N.N.SH. WORLD” në vlerë 22.702,61 euro.