array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Bekim Jashari nuk e mban fjalën për asfaltimin e rrugës në fshatin e ish-Presidentit

Deklarata

Bekim Jashari (05.10.2020)- “Rruga në Burojë dhe Llaushë janë të parapame që të përfundojnë brenda këtij viti”

Bekim Jashari

Vlerësimi

Me kos

Përderisa punimet për rrugën në Burojë kanë nisur, rruga nuk është përfunduar brenda vitit ashtu siç kishte premtuar kryetari Bekim Jashari.

Artikulli

Rruga “Dëshmorët e Burojës” në fshatin Burojë të Skenderajt nuk është asfaltuar siç kishte premtuar kryetari Bekim Jashari në muajin tetor.

Jashari në emisionin “Jeta në Komunë” përballë Jeta Xharrës premtoi se kjo rrugë do të përfundoj në vitin 2020.

“Rruga në Burojë dhe Llaushë janë të parapame që të përfundojnë brenda këtij viti”, kishte thënë Jashari.

Megjithëse punimet filluan menjëherë pas transmetimit të debatit, rruga me zhavorr mbeti në gjysmë.

KALLXO.com ka siguruar fotografi nga ko rrugë.

 

 

 

Rruga “Dëshmorët e Burojës” në fshatin Burojë të Skenderajt
Rruga “Dëshmorët e Burojës” në fshatin Burojë të Skenderajt

KALLXO.com ka raportuar se Bekim Jashari ka mbajtur premtimin për asfaltimin e rrugës “Sami Geci” në fshatin Llaushë.

Krahas kësaj, disa projekte të tjera kanë nisur pas transmetimit të emisionit “Jeta në Komunë”.

Bekim Jashari tregon a do të asfaltohen rrugët në fshatin e presidentit Hashim Thaçi