array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=1"
  }
}

Bali Muharremaj. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Bali Muharremaj mban premtimin për hapjen e çerdheve në Suharekë

Deklarata

Bali Muharremaj (06.10.2017)- “Dy çerdhe në qytet, dy çerdhe në fshatra. Në vitin e parë do të bëhen dy çerdhe në fshatra”

Vlerësimi

E vërtetë
  • Bali Muharremaj, Kryetar i Suharekës ka mbajtur premtimin e tij për ndërtimin e katër çerdheve në Suharekë.

Artikulli

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka mbajtur premtimin e tij për hapjen e katër çerdheve gjatë mandatit qeverisës.

Përderisa dy çerdhet e para i kishte hapur brenda vitit të parë të qeverisjes, Muharremaj ka realizuar premtimin e tij edhe për dy çerdhet e tjera.

“Dy çerdhe në qytet, dy çerdhe në fshatra. Në vitin e parë do të bëhen dy çerdhe në fshatra”, kishte dhënë premtimin kryetari i Suharekës në Debatpernime në vitin 2017. Të njëjtin premtim ai e kishte dhënë edhe në debatin për balotazhin për të parin e Suharekës.

I pari i Komunës sot përuroi hapjen e dy çerdheve, një në fshatin Sopijë dhe tjetrën në fshatin Gjinoc. Madje Muharremaj thotë se deri në fund të këtij viti, numri i çerdheve në këtë komunë do të shkojë në tetë.

“Kjo është çerdhja e katërt me radhë. Katër i kemi premtuar sot fillon edhe e pesta në Gjinoc, po besoj se deri në fund të vitit bëhen tetë. E kemi Studenqanin, Samadraxhën, edhe kemi erdhe në qytet”, thotë Muharremaj.

Në total gjatë këtij mandati, në Suharekë janë ndërtuar çerdhe në fshatin Mushtisht, Duhël, Sopijë dhe Gjinoc. Gjate mandatit është renovuar edhe çerdhja në qytet.