Ramiz Lladrovci - Foto: KALLXO.com
Versioni ‘me Kos’ i Ramiz Lladrovcit për Tkurrjen e PDK-së në Drenas
Deklarata
Vlerësimi
Me kos
Kandidati për Drenasin Ramiz Lladrovci ka tentuar që rënien e PDK-së në Drenas ta arsyetojë me uljen e numrit të votuesve. Krahasuar me vitin 2013, PDK-ja humbi 5 mijë vota, ndërsa në Drenas nuk dolën në votime vetëm 3 mijë votues. Pra rënia e PDK-së ishte më e madhe se mosdalja e votuesve në krahasim me tri vjet më parë.
Artikulli

Statistikat e KQZ-së thonë së votuesit e PDK-së të vitit 2009 kanë votuar për ndonjë kandidat tjetër në vitin 2016.
Në raundin e parë të zgjedhjeve për kryetar të Drenasit, sipas të dhënave të KQZ-së, kanë votuar gjithsej 21 mijë e 61 votues. Të pavlefshme kanë qenë 718 vota.
Kurse në vitin 2013 në zgjedhje kanë dalë 24 mijë e 305 persona. Në këtë numër janë përfshirë edhe 792 qytetarë të Drenasit, të cilat kanë votuar jashtë këtij qyteti. Bazuar në këto të dhëna, i bie që në zgjedhjet e 2016-ës kanë dalë 3 mijë e 244 qytetarë më pak se në zgjedhjet e vitit 2013.
KALLXO.com ka analizuar numrin e votave të fituara nga Lladrovci dhe ish kryetari i Drenasit, Nexhat Demaku. Demaku kishte fituar 5,474 vota më shumë se kandidati i sotëm, Ramiz Lladrovci. Sipas kësaj, arsyetimi se rënia e PDK-së erdhi si pasojë e rënies së numrit të votuesve nuk qëndron.
http://kallxo.com/renia-e-pdk-2013-2016/