array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=6"
  }
}

Ilustrim

Arsyetimi i Besnik Bislimit për ndërrimin e qëndrimit për marrëveshjen për energji

Deklarata

Albin Kurti, 2018: Elektroseveri nuk duhet të pranohet kurrsesi dhe nëse KEDS-i nuk i mbledh faturat për veri, atëherë duhet të kthehet në pronë publike Shpërndarja edhe Furnizimi, nëse nuk e bën KEDS-i duhet ta bëjë qeveria.

Besnik Bislimi, 2022: Ky ka qenë edhe qëndrim i joni në një situatë kur është fol për ndarjen e veriut… Kanë ndryshuar rrethanat, ndryshojnë qëndrimet, veç injorantët nuk i ndryshojnë qëndrimet kur ndryshojnë rrethanat. Kanë ndryshuar rrethanat, ndryshon edhe konstatimi

Albin Kurti dhe Besnik Bislimi

Vlerësimi

Qëndrim i ndërruar

Bislimi ka thënë se “kanë ndryshuar rrethanat, ndryshojnë qëndrimet”, kur është pyetur për ndryshimin e qëndrimit karshi marrëveshjeve për energji. Ndërsa, Kurti thotë nuk ka ndryshuar qëndrim, por e kanë arritur një udhërrëfyes më të mirë të mundshëm. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi e ka nënshkruar udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjeve për energji të vitit 2013 dhe 2015, e cila do të mundësojë që për herë të parë pas 20 viteve të fillojë pagesa e energjisë që shpenzohet në katër komunat me shumicë serbe. Marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015 ishin kritikuar nga Lëvizja Vetëvendosje, por ato asnjëherë nuk kanë arritur të zbatohen deri më tani për shkak se nuk ishin caktuar hapat që do të mundësonin zbatimin e saj dhe fillimin e pagesës së energjisë.

Artikulli

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se udhërrëfyesi për implementimin e marrëveshjeve për energjinë me Serbinë të arritur në vitin 2013 dhe 2015 nuk e cenon sovranitetin e Kosovës.

Sipas marrëveshjes, do të jetë një kompani e cila do ta bëjë furnizimin dhe shpërndarjen e faturave në pjesën veriore të Kosovës, të banuar me serbë.

Por, Lëvizja Vetëvendosje, si parti sa ishte në opozitë kundërshtonte fort marrëveshjet e Kosovës dhe Serbisë për energjinë.

Madje, ajo thoshte se marrëveshja “legalizon ndikimin e Serbisë”.

“Ky proces negociator, veçanërisht kjo marrëveshje e fundit, po e kthen prapa këtë tendencë të bashkëpunimit dhe unifikimit të dy sistemeve mes Kosovës dhe Shqipërisë, sepse po e rilidhë edhe më fuqishëm sistemin e Kosovës me atë të Serbisë, ku Kosova natyrisht është e nënvendosur”, deklaronte Visar Ymeri, si kryetar i LVV-së.

Ndërsa, katër vjet më parë, në 2018, partia që tani është në pushtet mendonte se faturimi dhe shpërndarja duhet të bëhet nga ekzekutivi qendror ose nga kompania KEDS, e jo nga një kompani si ajo e Elektrosever.

“Elektroseveri nuk duhet të pranohet kurrsesi dhe nëse KEDS-i nuk i mbledh faturat për veri, atëherë duhet të kthehet në pronë publike Shpërndarja edhe Furnizimi, nëse nuk e bën KEDS-i duhet ta bëjë qeveria”, deklaronte Albin Kurti katër vjet më parë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti para deputetëve të Kosovës ka thënë se me zbatimin e udhërrëfyesi për zbatimin e marrëveshjes për energji do të ndalet gjakderdhja financiare.

“Pas 20 vitesh po e ndalim gjakderdhjen financiare në veri të vendit dhe një padrejtësi që është bërë në fushën e energjisë”, ka thënë ai.

Por, ai vazhdon të thotë se marrëveshjet për energjinë të nënshkruara në vitin 2013 dhe 2015 nuk janë të mira.

“A janë të mira marrëveshjet për energji të vitit 2013 dhe 2015? Nuk janë të mira. Ato nuk ishin marrëveshje të mira, por ato i trashëguam dhe i gjetëm”, ka thënë Kurti. “Ka një mori gjerash që nuk i bëjë më dëshirë, por nga nevoja dhe përgjegjësia”.

Ai ka thënë se gjendja në terën është më e keqe se sa marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015. Përkundër sfidave, ai është shprehur i bindur se marrëveshja do të zbatohet dhe në katër komunat veriore të bëhet faturimi dhe inkasimi i tyre.

Kurti thotë nuk ka ndryshuar qëndrim, por e kanë arritur një udhërrëfyes më të mirë të mundshëm.

“Marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015 nuk janë të mira. Gjendja në terën është shumë ma e keqe se marrëveshjet e këqija dhe prandaj ne kemi bërë udhërrëfyesin më të mirë të mundshëm në këtë kontekst politikë. Unë nuk kam ndryshuar as koncept, as qëllime, as qëndrime. Mirëpo, kam metoda të cilat për konceptin dhe qëllimin e njëjtë bëjnë më të mirën të mundshme në kohën që është e ngopur me trashëgimi të mbrapshta”, ka thënë Kurti.

Por, ndryshimin e qëndrimit zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi e sheh të natyrshëm.

“Ky ka qenë edhe qëndrim i joni në një situatë kur është fol për ndarjen e veriut. Mendoj që, me e nxjerr përfundimin se një qëndrim i vitit 2018 duhet të vlejë në vitin 2022 është absurd. Kjo është sikur me i thënë dikujt që të ka thënë në vitin 2018 i kam 25 vjet e pse nuk po të thotë pse nuk i ka 25 vjet edhe në vitin 2022, sepse ka ndërruar situata”, deklaroi ai në DebatPlus të enjten.

Ai ka thënë se vetëm injorantet nuk i ndërrojnë qëndrimet kur të ndryshohet rrethanat.

“Kanë ndryshuar rrethanat, ndryshojnë qëndrimet, veç injorantët nuk i ndryshojnë qëndrimet kur ndryshojnë rrethanat. Kanë ndryshuar rrethanat, ndryshon edhe konstatimi”, deklaroi ai.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë në Kosovë sot licencoi një kompaninë serbe “Drustvo Elektrosever”  për operim në veri të vendit për pesë vitet e ardhshme.

Kompania “Drustvo Elektrosever” që nga fundi i muajit dhjetor të vitit 2020 ka aplikuar për licencim, ndërsa deri më sot nuk është pajisur me licencë për shkak se dhënia e licencës varej nga përputhshmëria me marrëveshjen e Brukselit.

Regjistrimi dhe licencimi i një kompanie serbe është kërkuar në kuadër të dialogut në Bruksel në vitin 2013, ku Kosova dhe Serbia, kanë nënshkruar Marrëveshjen për energjinë. Palët kishin arritur marrëveshje 15 pikëshe më 19 prill të vitit 2013.

Arrihet marrëveshja për zbatim të marrëveshjes për energjinë