array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=1"
  }
}

Kreshnik Gashi, shef i ARKEP. Foto: Kallxo.com

ARKEP mban fjalën për gjobitjen e Telekomit të Kosovës

Deklarata

Deklarata: “I kemi testuar dhe prej datës së sotit[15 janar 2019] fillojnë gjobat. Nuk i kanë larguar ende[kodet e huaja]. Megjithatë e kemi edhe një konfirmim prej tyre  që na duhet me shkrim që e marrim në ndërkohë por e kemi vërtetuar me testime tona që nuk i kanë larguar. Gjobat fillojnë nga sot, 10 mijë euro në muaj edhe nëse në gjysmë të muajit i heqin kodet”, tha Gashi.

Kreshnik Gashi

Vlerësimi

E vërtetë

Drejtori i ARKEP-it kishte paralajmëruar se nga 15 janari operatorët do të gjobiten dhe gjoba mujore do të ekzekutohet edhe nëse kushti përmbushet brenda muajit. Krypometri e vlerëson si të vërtetë deklaratën e Gashit pasi Telekomi i Kosovës ka marrë gjobën

Artikulli

Pas disa lëshimeve institucionale ndaj operatorëve telefonikë lidhur me afatin e fundit për implementimin e kodit shtetëror telefonik, Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka filluar gjobitjet ndaj këtyre operatorëve.

Ndërmarrja publike Telekomi i Kosovës ka marrë në zotim pagesën edhe një borxhi  prej 10 mijë eurosh.

Këto para, Telekomi i Kosovës ‘Vala’ do të ja paguaj buxhetit të shtetit në kuadër të gjobës që i ka shqiptuar Autoriteti Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare (ARKEP).

Telekomi së bashku me të gjithë operatorët e tjerë telefonikë u gjobit për shkak të mosimplementimit të kodit shtetëror telefonik +383.

Për të arritur këtë zbatim ‘Vala-s’ i kishte mbetur edhe largimi nga përdorimi i kodit të shtetit të Monakosd që e kishte përdorur deri më tani, +377. Gjoba për këtë çështje kishte hyrë në zbatim më 15 janar të këtij viti dhe parashihej të jetë mujore.

Në ndërkohë, më 13 shkurt , Telekomi i Kosovës ‘Vala’ përfundimisht e ka hequr nga përdorimi kodin telefonik +377.

Megjithë zhvillimin e fundit, ‘Vala’ duhet të paguajë gjobën e parë mujore për kët Kreshnik Gashi,

Drejtor i ARKEP-it kishte thënë për KALLXO.com që edhe nëse kodet e huaja largohet në mes të muajit, gjoba do të shqiptohej.

“I kemi testuar dhe prej datës së sotit[15 janar 2019] fillojnë gjobat. Nuk i kanë larguar ende[kodet e huaja]. Megjithatë e kemi edhe një konfirmim prej tyre  që na duhet me shkrim që e marrim në ndërkohë por e kemi vërtetuar me testime tona që nuk i kanë larguar. Gjobat fillojnë nga sot, 10 mijë euro në muaj edhe nëse në gjysmë të muajit i heqin kodet”, tha Gashi.

Gashi ka konfirmuar për KALLXO.com se Telekomi i Kosovës ka pranuar zotimin e gjobës megjithëse përmbushi kushtin për heqjen e kodit +377.

“Gjoba për muajin e parë është dërguar fatura. Ata e kanë marrë si obligim, janë në disa procese të riprogramimit të borxheve sepse kanë edhe disa borxhe të tjera. Do të thotë ata e kanë pranuar si gjobë por pagesën direkte nuk e kanë kryer akoma për shkak të problemeve financiare nëpër të cilat janë duke kaluar”, tha Gashi.

“Për muajin e dytë nuk ka marrë gjobë për shkak  se me 15 shkurt e kanë mbyllë dhe e kanë hequr  kodin 377”, shtoi ai.

Nga data 15 janar, ARKEP ka filluar gjobat për ‘Vala-n’, ‘IPKO-n’ dhe operatorin e tretë të përkohshëm ‘MTS DOO’. Të tre këta janë gjobitur për shkak të moszbatimit të plotë të kodit shtetëror telefonik.

Gashi kishte paralajmëruar se nëse moszbatimi vazhdon edhe pas tre muajve, do të rishikohet gjoba e caktuar tani dhe ka mundësi që gjobat e tjera të jenë mbi 10 mijë euro.

Implementimi i tërësishëm i kodit shtetëror telefonik +383, fillimisht ishte paraparë të bëhet më 1 qershor të viti 2018 por u shty me kërkesë të dy operatorëve telefonikë, Telekomi i Kosovës dhe IPKO, deri më 31 tetor të 2018-tës.

Edhe pas kalimit të këtij afati, këta operatorë kërkuan që të kenë edhe një vit në dispozicion për të larguar nga përdorimi kodet ekzistuese +377 dhe +386. ARKEP megjithatë nuk e pranoi këtë kërkesë dhe dha ultimatum për 15 janarin e vitit 2019.

KRYPOMETRI megjithatë kishte vlerësuar rrenë deklaratat e Gashit për afatin final të implementimit të kodit +383.

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

Sfidat e 383-shit