array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=6"
  }
}

Albin Kurti ndërron qëndrimin mbi postin e presidentit

Deklarata

Albin Kurti( 19.11.2020)- “Duhet të ulemi e ta gjejmë dikën mbi palët. Pra, nuk bën presidenti të jetë palë…Nuk mund të kemi president të njëanshëm. Është e domosdoshme ta kemi një president të paanshëm e mbi palët. [Pas zgjedhjeve të reja] duhet të ulemi e ta gjejmë dikënd mbi palët”

Albin Kurti

Vlerësimi

Qëndrim i ndërruar

Albin Kurti ka ndërruar qëndrimin sa i përket çështjes së Presidentit. 3 muaj më herët thoshte se presidenti nuk duhet të jetë njeri i fushatave elektorale dhe duhet të jetë person mbi palët. Ai gjithashtu kishte deklaruar se për postin e presidentit do të flisnin pas zgjedhjeve. Vjosa Osmani ka qenë pjesë e garave zgjedhore dhe e fushatave që nga viti 2010. Ajo pritet të jetë pjesë e garës zgjedhore edhe më 14 shkurt 2021.

Artikulli

Lëvizja Vetëvendosje dhe iniciativa e Vjosa Osmanit kanë nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në këtë marrëveshje janë ndarë edhe postet për të cilat po i hyjnë garës. Albin Kurti do të jetë kandidat për kryeministër derisa Vjosa Osmani do të jetë kandidate për presidente.

Mirëpo, 3 muaj më parë,  në një intervistë për Prishtina Insight, Albin Kurti pati qëndrim tjetër për postin e presidentit.

Ai thoshte se Vetëvendosje nuk ka një kandidat për president, derisa deklaronte se për këtë çështje duhet të flitet pas zgjedhjeve.

“Ne nuk kemi një kandidat. Ne duam zgjedhje të reja dhe qeveri të re, e për president pajtohem se pas zgjedhjeve të reja. Duhet të ulemi e ta gjejmë dikën mbi palët. Pra, nuk bën presidenti të jetë palë”, ishte shprehur Albin Kurti në nëntor të 2020.

Madje ai kishte komentuar edhe ambicien e Ramush Haradinajt për president.

“Edhe Haradinaj është i tillë. Njeri i fushatave elektorale… Nuk mund të kemi president të njëanshëm. Është e domosdoshme ta kemi një president të paanshëm e mbi palët”, thoshte Kurti.

Vjosa Osmani që nga viti 2010 ka marrë pjesë në fushata elektorale.

Ajo pritet të jetë pjesë e fushatës elektorale edhe në zgjedhjet e 14 shkurtit pasi që sot e konfirmoi se do të jetë pjesë e zgjedhjeve të 14 shkurtit në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.