array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=2"
  }
}

Alarmi i rremë për shuarjen e serbëve 

Deklarata

Mediat Serbe Dhe Gjithë Serbia Bien Në “Dy Gjunje

Faqja e Internetit

Vlerësimi

Pjesërisht e vërtetë

Titulli “Mediat Serbe Dhe Gjithë Serbia Bien Në “Dy Gjunje” : Për 50 vjet do të shuhemi si popull !!” nuk është i bazuar në fakte. Në artikull nuk është ofruar asnjë dëshmi se mediat dhe e gjithë Serbia kanë rënë në “dy gjunjët”, apo se kishte reagime nga të gjithë për rënien e numrit të popullësisë. Përveç kësaj, Banka Botërore vlerëson se, nëse trendet aktuale vazhdojnë, deri në vitin 2050 popullsia e Serbisë do të zbresë në 5.79 milionë banorë.

Artikulli

Më 24 mars 2023 faqja e internetit “Gazeta NKosovë” shpërndau një artikull me titull: “Mediat Serbe Dhe Gjithë Serbia Bien Në “Dy Gjunje”: Për 50 vjet do të shuhemi si popull !!”

I njëjti lajm u shpërnda edhe në portale tjera si: “Gazetta Drita”, “Jeta ne Prishtine”, “Tv Rapsodët”, “Zëri i Diasporës”, “Shqipet”, “Pamfleti.com”, “Fresh Lajme

I njëjti informacion është publikuar edhe gjatë muajit shkurt 2023. 

Përkundër konstatimit në titull, në artikull nuk është ofruar asnjë fakt mediat në Serbi kanë rënë në dy gjunjët për faktin se kanë natalitet në rënie apo do të shuhen si popull.

Popullësia e Serbisë sipas të dhënave të vitit 2021 është 6.7 milionë banorë. Kurse në vitin 2012 ka pasur 7.2 milonë banorë.

Serbia ka disa dekada që përballet me problemin e natalitetit në rënie, madje qeveria ka marrë disa vendime për ndihma me shuma të ndryshme parash për të nxitur çiftet që të bëjnë fëmijë.

Përpos natalitetit në rënie, ashtu si çdo vend i Ballkanit, edhe Serbia përballet me problemin e ikjes së të rinjeve në vendet perëndimore.

UNDP në vitin 2020 publikoi një artikull ku trajtonte temën se ‘Përse Popullësia e Serbisë vazhdon të bie’. Sipas këtij shkrimi, në Serbi çdo vit largohen rreth 51 mijë qytetarë, shumica prej tyre të rinj.

Serbia është një nga dhjetë vendet kryesore në mbarë globin, popullsia e së cilës po bie me shpejtësi rekorde. Banka Botërore vlerëson se, nëse trendet aktuale vazhdojnë, deri në vitin 2050 popullsia e Serbisë do të zbresë në 5.79 milionë.

Ndërsa, sipas faqes “Population Pyramid.net”, në vitin 2070 Serbia pritet të ketë 4.6 milionë banorë.