array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Alarmi i rremë për rrezikun e konsumimit të lakrës

Deklarata

Lakra nuk duhet te konsumohet kurrë sesi nga personat qe vuajnë nga kjo sëmundje

Faqja e Internetit

Vlerësimi

Me kos

Titulli i artikullit “Lakra nuk duhet te konsumohet kurrë sesi nga personat qe vuajnë nga kjo sëmundje” është i rremë. Në artikull nuk është ofruar asnjë dëshmi se cilët persona “nuk duhet konsumuar kurr lakren”. Përkundrazi, në artikull për një kategori të personave thuhet se “nuk duhet të teprojnë me konsumim”.

Artikulli

Më 14 maj 2023, faqja në Facebook-ut “Gazeta Shqip” ka publikuar një artikull me titull “Lakra nuk duhet te konsumohet kurrë sesi nga personat qe vuajnë nga kjo sëmundje”.

Artikulli është publikuar edhe në faqen e internetit “onlinenews5”. 

Në titullin thuhet se “lakra nuk duhet të konsumohet nga personat që kanë probleme me sëmundje”, mirëpo në artikull nuk tregohet se cilët persona nuk guxojnë të konsumojnë lakrën.

Përveç kësaj, në artikull nuk tregohet se kush i ka dhënë këto rekomandime, përgatitjen e tij apo nëse të njëjtat jane mbështetë në ndonjë punim shkencor.

Përmbajtja e artikullit është e ndryshme prej titullit, pasi në artikull nuk thuhet se “lakra nuk duhet konsumuar kurrë”, por thuhet se “do të ishte mirë që të mos teprohej nga personat me histori të nefrolitiazës ose përdhes”.