array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=1"
  }
}

Agimi Bahtiri mban fjalën për fillimin e ndërtimit të çerdhes në Shipol të Mitrovicës

Deklarata

Agim Bahtiri (07.10.2020)- “Çerdhja në Shipol do të fillojë pasnesër dhe do të përfundojë në vitin e ardhshëm”

Agimi Bahtiri

Vlerësimi

E vërtetë

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka mbajtur premtimin e dhënë. Sipas njoftimit të bërë nga Komuna e Mitrovicës të premten është vënë gurthemeli i çerdhes në Shipol të Mitrovicës.

Artikulli

Agim Bahtiri është treguar i saktë në premtimin e tij të fundit se për tre ditë do të fillonin punimet për çerdhe në Shipol të Mitrovicës.

“ Së pari dua të ju them se çerdhja në Shipol do të fillojë pasnesër dhe do të përfundojë në vitin e ardhshëm për arsye se kemi pasur pandeminë dhe nuk kemi pas mundësinë me shpallë tenderin, gjashtë muajt e parë “, kishte deklaruar Bahtiri në debatin “ Jeta në Komunë “.

 

 

Bahtiri në zgjedhjet e viti 2017 në Debat Pernime me Jeta Xharrën kishte premtuar se do të ndërtonte tre çerdhe në Mitrovicë. Kurse tre vite pas ai ka marr pjesë në debatin “ Jeta në Komunë “, ku ishte ballafaquar me premtimet e dhëna vite më parë.

I pyetur për ndërtimin e çerdheve, Bahtiri ka deklaruar se çerdhja në Shipol do të fillojë të ndërtohet të premten ndërsa debati është mbajtur të mërkurën.

Me 9 tetor komuna e Mitrovicës ka njoftuar se është vënë gurthemeli për ndërtimin e çerdhes në Shipol.

“ Në Shipol të Mitrovicës sot është vënë gurthemeli për ndërtimin e një çerdheje publike në vlerë prej 300 mijë eurosh, bashkëfinancim ky mes Komunës së Mitrovicës dhe MAPL-së… për këtë çerdhe komuna ka ndarë 200 mijë euro, dhe shpreson që shumë shpejt të përfundojë objekti, dhe në muajin shtator të vitit të ardhshëm fëmijët të kenë mundësi të vijojnë mësimin në këtë çerdhe “, thuhet në njoftimin e komunës.