array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=1"
  }
}

Agim Aliu, PDK, Ferizaj. Foto: Atdhe Mulla

Agim Aliu publikon uzurpatorët dhe vendimet e tij

Deklarata

Agim Aliu: Qysh në gjashtë mujorin e parë të gjitha këto (lista e pyetjeve të bëra për transparencë) të dhëna do të jenë publike.

 

Agim Aliu

Vlerësimi

E vërtetë

Krypometri vlerëson se Aliu e ka thënë të vërtetën lidhur me publikimin e listës së uzurpatorëve në Komunën e Ferizajt. Lista nuk është e plotë, por zyrtarët e komunës së Ferizajt kanë thënë se ajo do të azhurnohet. Komuna e Ferizajt ka filluar t’i publikojë edhe vendimet e kryetarit dhe të drejtorëve.

Artikulli

Lista e personave që kanë uzurpuar prona publike, gjegjësisht prona të Komunës së Ferizajt tani më janë bërë publike në faqen e kësaj komune.

Publikimi i këtyre listave ishte premtim i Kryetarit të kësaj komune, Agim Aliu në fushatën zgjedhore të zgjedhjeve lokale në vitin 2017.

Në debatin parazgjedhor të moderuar nga Jeta Xharra, Aliu kishte premtuar që listën e uzurpatorëve të pronave komunale ta publikojë brenda gjashtë muajsh.

“Qysh në gjashtë mujorin e parë të gjitha këto të dhëna do të jenë publike. Listën e uzurpatorëve në momentin që ne e konstatojmë gjendjen në bazë të të dhënave , në gjashtë mujorin e pare”, kishte thënë Aliu.

Ende pa u arritur ky afat kohor, në faqen e kësaj komune ekziston lista e uzurpatorëve të Ferizajt.

Përveç kësaj, Komuna e Ferizajt ka filluar t’i publikojë edhe vendimet e kryetarit. Vendimet e një muaji janë të grumbulluara në një dokument dhe ato nuk po publikohen veçmas.

Komuna e Ferizajt ka filluar t’i publikojë edhe vendimet e drejtorëve të drejtorive komunale, por aty nuk janë të publikuara të gjitha vendimet.