array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=7"
  }
}

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

A do të vijnë vaksinat e para kundër COVID-19 në dy javët e para të marsit?

Deklarata

Vjosa Osmani (25.02.2021) – ” Ajo çka jam informuar nga partnerët ndërkombëtarë drejtpërdrejt është që Kosova si pjesë e COVAX… në mars, respektivisht në javën e parë ose të dytë të marsit, të sjell kontingjentin e parë.

Vjosa Osmani

Vlerësimi

Hetimet vazhdojnë

KRYPOMETRI do të monitorojë nëse deklarata e Osmanit del të jetë e saktë ose jo.

Artikulli

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se dozat e para të vaksinës anti- COVID-19 pritet të arrijnë në javën e parë ose të dytë të muajit mars.

Sipas Osmanit, me kontingjentin e parë të vaksinave nga COVAX pritet të vaksinohen 20% e popullatës.

“Ne nuk kemi marrë informata nga Ministria e Shëndetësisë, por në kontakt me partnerët ndërkombëtarë, të cilët dua t’i falënderoj shumë, pra ajo çka jam informuar nga partnerët ndërkombëtarë drejtpërdrejt është që Kosova si pjesë e COVAX, e cila ia mbulon Kosovës 20 për qind të vaksinave për popullatën që e ka, në mars, respektivisht në javën e parë ose të dytë të marsit, të sjell kontingjentin e parë. Nuk mund të përmend numër të saktë të vaksinave që do t’i mbulojë kontigjenti i parë, por ato do të përdoren për kategoritë më të rrezikuara, që nënkupton ata që punojnë në sistemin shëndetësor por edhe personat më të vjetër”, kishte deklaruar Vjosa Osmani me datën 25 shkurt në emisionin DebatPernime.

Tutje, ajo ka thënë se kontingjenti i dytë nga ky prodhues pritet të vijë në Kosovë ne muajin qershor e një pjesë tjetër në muajin shtator.

“Kontigjenti i dytë pritet në qershor, kurse pjesa tjetër sipas planit dinamik pritet të vijë në shtator. Qeveria ka kontaktuar edhe me Austrinë, që të marrë një kontigjent të një vaksine tjetër e cila pritet të pranohet apo miratohet diku në fund të gjysmës së parë të vitit e cila mund të arrijë diku kah shtatori”, kishte thënë më tej Osmani.

Kosova e fundit në rajon sa i përket vaksinave

Organizata Botërore e Shëndetësisë më 15 shkurt dha dritën jeshile për përdorimin emergjent të një vaksine kundër coronavirusit, të prodhuar nga kompania farmaceutike AstraZeneca, në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit. Kjo është vaksina e dytë që autorizon OBSH-ja, pas autorizimit të vaksinës Pfizer/BioNTech në muajin dhjetor.

Vaksinën e AstraZenecas dhe Oxfordit kundër coronavirusit, Kosova pritet ta marrë falas përmes programit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, COVAX, që ka për qëllim të shpërndajë vaksina në vende të varfra. Sipas një raporti të publikuar më herët gjatë këtij muaji, Kosova do të marrë nga COVAX-i 100,800 doza të kësaj vaksine.

Kujtojmë se në Kosovë kanë arritur frigoriferët për mirëmbajtje të vaksinave anti- COVID.

Ndërsa, shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin, ka njoftuar më 25 shkurt për arritjen e kontigjentit të parë të shiringave për vaksinat kundër coronavirusit në Kosovë.

Në anën tjetër, pothuajse të gjitha shtetet në rajon kanë filluar vaksinimin.

Në Shqipëri tashmë ka filluar arritja e kontigjenteve të vaksinës së Pfizer-it pothuajse çdo javë, kurse në prill, siç ka paralajmëruar kryeministri, Edi Rama, pritet të arrijë kontigjenti i parë i 360.000 dozave të vaksinës së kompanisë britanike, AstraZeneca dhe Universitetit të Oxford-it nga “një shtet mik”.

Maqedonia e Veriut po ashtu ka filluar vaksinimin me vaksinat e dhuruara nga Serbia, kurse Serbia tashmë u ka mundësuar qytetarëve të vetë të zgjedhin në mes katër vaksinave dhe ka vaksinuar mbi një milion njerëz.

Vaksinimi ka filluar edhe në Malin e Zi dhe në Bosnje e Hercegovinë, po ashtu me vaksina të dhuruara nga Serbia.

KALLXO.com kishte raportuar për premtimet e rreme të kryeministrit në detyrë Avdullah Hoti, ministrit në detyrë të shëndetësisë Armend Zemaj dhe drejtorit të IKSHPK Naser Ramadani.

Tre të fundit kishin premtuar disa herë që vaksinat e para do të arrijnë në Kosovë në muajin shkurt.