array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Arkiv - Albin Kurti - Isa Mustafa

72 orët që u bënë 1,560 orë: Përpjekjet e ‘dështuara’ për arritjen e koalicionit LVV-LDK

Deklarata

“Pra, jemi marrë vesh që të merremi vesh menjëherë pas certifikimit të rezultateve me ç’rast ftesa ime e përgjigja pozitive e kryetarit Mustafa është tashmë e dhënë se një orë pas certifikimit  të rezultateve nga Komisioni Qendror Zgjedhor ne do të takohemi për ta kryer brenda 72 orëve apo më pak se 100 orë marrëveshjen e koalicionit tonë qeverisës”

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 6 tetorit, të cilat nxorën si fituese Lëvizjen Vetëvendosje, janë certifikuar më 27 nëntor 2019. Tashmë kanë kaluar 65 ditë ose 1,560 orë që nga certifikimi i rezultateve dhe ende nuk është arritur një marrëveshje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së. Pasi është mandatuar nga Presidenti i Kosovës, Albin Kurtit i kanë mbetur më pak se 6 ditë për formimin e qeverisë. Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se qeverinë do të formojnë vetëm me LDK-në ose do të ketë zgjedhje të reja.

Artikulli

Më 22 nëntor 2019, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kishte deklaruar se me LDK-në do të takohen një orë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit, për ta kryer marrëveshjen e koalicionit qeverisës brenda 72 orëve apo më pak se 100 orëve.

“Pra, jemi marrë vesh që të merremi vesh menjëherë pas certifikimit të rezultateve me ç’rast ftesa ime e përgjigja pozitive e kryetarit Mustafa është tashmë e dhënë se një orë pas certifikimit  të rezultateve nga Komisioni Qendror Zgjedhor ne do të takohemi për ta kryer brenda 72 orëve apo më pak se 100 orë marrëveshjen e koalicionit tonë qeverisës”, nënvizoi Kurti.

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 6 tetorit, të cilat nxorën si fituese Lëvizjen Vetëvendosje, janë certifikuar më 27 nëntor 2019. Kanë kaluar 65 ditë ose 1,560 orë që nga certifikimi i rezultateve dhe ende nuk është arritur një marrëveshje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, më 20 janar e ka mandatuar Albin Kurtin për kryeministër. Që nga 21 janari ka filluar të rrjedh afati kushtetues për arritjen e koalicionit për formimin e qeverisë. Kurtit i kanë mbetur edhe 6 ditë, deri më 4 shkurt që të finalizojë këtë marrëveshje dhe të bëjë Qeverinë.

Të dy partitë kishin filluar takimet para zgjedhjeve, në tentim për të formuar koalicionin parazgjedhor. Koalicioni parazgjedhor nuk kishte ndodhur, por përpjekjet nuk janë ndal për formimin e qeverisë. Fillimisht grupet punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së janë takuar për të përafruar programet e dy partive. Kjo është arritur.

Mirëpo takimet e dy liderëve, Albin Kurti dhe Isa Mustafa, për ndarjen e pushtetit kanë ngecur, përkundër që janë zhvilluar shumë takime.

Më 26 dhjetor, është konstituuar Kuvendi i Kosovës, dhe është zgjedhur kryesia e saj. Glauk Konufca, i propozuari i Lëvizjes Vetëvendosje, është zgjedhur kryetar i Kuvendit edhe me votat e LDK-së.

Zgjedhja e Konjufcës në krye të Kuvendit ka prodhuar një fazë të re në bisedimet e LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje për koalicion qeverisës.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa më 15 janar, në një konferencë për media, ka thënë se me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) do të takohen vetëm për të nënshkruar marrëveshjen.

Mirëpo pas kësaj deklarate të Mustafës, ai dhe Kurti patën edhe 3 takime të tjera të cilat as nuk prodhuan marrëveshjen e as nuk konstatuan dështimin.

Një takim larg mediave, Kurti dhe Mustafa e kanë mbajtur të premten më 24 janar. Ky takim u konfirmua nga kryetari i LVV-së Albin Kurti, i cili u shpreh optimist se marrëveshja mund të arrihet.

“Nuk jemi takuar në shtëpinë e kryetarin e LDK-së, jemi takuar në ‘RIT Kosova’ në përpjekje që të negociojmë në mënyrë të qetë. Jemi takuar të premten herën e fundit”, theksoi Kurti.

Të hënën është mbajtur takimi i radhës Kurti-Mustafa, e as ky takim nuk prodhoi marrëveshje, takimi zgjati mbi tre orë, dhe të dy liderët i ikën mediave duke mos u deklaruar.

Pas këtij takimi, Lëvizja Vetëvendosje e lëshoi një njoftim ku ndër të tjera tha që në takimin e së martës do t’i ftojnë edhe ambasadorët e Quint-it.

Të martën ndodhi edhe takimi i tretë i paralajmëruar, në të cilën morrën pjesë edhe ambasadorët e Quint-it.

Pas përfundimit të takimit të së martës, mediave iu drejtuar kryetari i LDK-së Isa Mustafa, i cili tha që as në këtë takim nuk kanë arritur që të nënshkruajnë marrëveshjen, por shtoi se nëse LVV i pranon kushtet e tyre marrëveshja mund të arrihet në çdo moment.