’13 ditë deri në liberalizim’

Besoj se do ta marrim liberalizimin jo shumë larg, para Vitit të Ri, por kjo nuk ndërlidhet me taksën

Ramush Haradinaj, Dhjetor 2018

Hetimet vazhdojnë

Ramush Haradinaj: Besoj se do ta marrim liberalizimin jo shumë larg, para Vitit të Ri, por kjo nuk ndërlidhet me taksën

Vlerësimi: Kryeministri Ramush Haradinaj e ka bërë edhe një premtim për liberalizimin e vizave. Ka thënë se brenda këtij viti do të marrim liberalizimin e vizave. Deri më tani Haradinajt nuk i kanë dalë të sakta shumë premtime për liberalizim të vizave. Edhe kësaj radhe, KRYPOMETRI do t’i kushtojë vëmendje premtimit të dhënë nga Haradinaj, për të parë nëse do të realizohet.

  • E Vërtetë

  • Pjesërisht E Vërtetë

  • Me Kos

  • Rrenë

  • Rrenë e kryptë

  • Qëndrim i ndërruar

  • Hetimet vazhdojnë

Kur viti 2018 po numëron ditët e tij të fundit, Kryeministri Ramush Haradinaj arriti të nxjerrë një premtim të fundit për liberalizim të vizave.

Një nga temat dhe kërkesat maratonike të qytetarëve dhe institucioneve për lirim nga regjimi i vizave ka vazhduar edhe në 10 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Megjithëse nga ana  e BE-së nuk u dhanë shpresa për realizimin e liberalizimit në një të ardhme të afërt, qeveria e Kosovës po vazhdon të jetë optimiste.

Në një konferencë pas mbledhjes së qeverisë, Ramush Haradinaj ka thënë se liberalizimi pritet të bëhet para përfundimit të këtij viti, pra edhe 13 ditë.

“Ne tani kemi dy kërkesa për BE-në e kemi normalizimi i dialogut dhe liberalizimi i vizave, këto dyja janë në proces kjo nuk ndërlidhet me taksën kjo është e ndame. Besoj se do ta marrim liberalizimin jo shumë larg, para Vitit të Ri, por kjo nuk ndërlidhet me taksën”, tha Haradinaj.

Në anën tjetër, nga vetë zyrtarët e BE-së ka pasur deklarata se liberalizimi mund të pritet në vitin 2020.

“Tani çështja është te Këshilli Europian dhe ky Këshill është vendi që merr më së shumti kohë prandaj jam shumë i bindur që viti 2020 është afati më realist”, tha ai në konferencë për shtyp gjatë vizitës në Prishtinë.

Projekti ambicioz për rregullimin e lumit

by Adelina Ahmeti
NA NDIQNI

Send this to a friend