Sokol Haliti, kryetar i komunës së Vitisë

Kryetarit të Vitisë i 'zvogëlohet Cash'-i

Kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti i është zvogëluar shuma e parave të gatshme të cilat ai ka deklaruar se i mban në njërën nga bankat në Viti.

Në vitin 2017, ai kishte deklaruar para të gatshme me vlerë 32,865 mijë euro, kurse në vitin 2018 Haliti ka deklaruar 32,271 mijë euro, 594 euro më pak se në 2017.

Kryetari i Vitisë në vitin 2018, në Agjencinë Kundër Korrupsion ka deklaruar tokë me sipërfaqe 2.5 hektarë, të trashëguar nga familja me vlerë 125 mijë euro dhe një shtëpi 250 metra katrorë, të trashëguar nga prindi me vlerë 70 mijë euro.

Sikurse edhe në vitit 2017, Haliti ka deklaruar një veturë të markës ‘Pasat’ me vlerë 15 mijë euro, të cilin e ka blerë me kredi në vitin 2008.

Po ashtu kryetari i komunës së Vitisë ka deklaruar edhe pagën mujore prej 1,149 euro të cilën e merr si kryetar i komunës.