FCB Gjykata e Gjilanit

Kryetarit të Gjykatës në Gjilan i hapet profil fals në Facebook

Gjykata Themelore në Gjilan përmes një komunikate për media ka njoftuar që një person ka hapur faqe në rrjetin social Facebook me emër të kryetarit të gjykatës Ramiz Azizi, ku thuhet se ka bërë komente të ndryshme.

Bëhet e ditur që kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit nuk posedon një profil në Facebook dhe profile të hapura me emër dhe foto të tij, nuk janë të vërtetë.

Lidhur me rastin në njoftimin e Gjykatës Themelore në rrjetin social “Facebook” thuhet se është njoftuar Policia e Kosovës dhe ka iniciuar rast për gjetjen e personit.