Shpend Ahmeti. Foto: Kallxo.com

Kryetari i Prishtinës: Duhet të luftojmë për pagë të dinjitetshme

I pari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti u shpreh i shqetësuar me pagën minimale në Kosovë.

Ai përmes një statusi në Facebook tha se tema e pagesës së dinjitetshme duhet të debatohet më shumë.

“Paga Minimale në Kosovë është 130 euro për punëtorët nën 35, dhe 170 euro për ata mbi 35.Pra, në qoftë se ke fat me gjet punë, punëdhënësi mundet me të pagu 130 euro (edhe në kontrata publike) për punë që shpesh kalon 6 ditë e 40 orë në javë.Për që është minimale pajtohemi, por kjo pagë nuk mund të quhet. E as asistencë sociale nuk është sepse qytetari punon për këtë pagesë”, shkroi Ahmeti.

Ai tha bëri thirrje për luftë kundër pagave të padinjitetshme.

“Këto tema janë të rëndësisë jetike për qytetarët e Kosovës e nuk trajtohen fare në agjenden tonë publike.Të luftojmë për jetë, pune e pagesë të dinjitetshme!!!”, përfundoi ai.