Foto: Komuna e Klinës

Kryetari i Klinës i premton Gjurgjevikut rrugë e kanalizim

Kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka vazhduar takimet me banorët e fshatrave të kësaj komune.

Sipas njoftimi të kësaj komune, kryetari Elezaj sot ka vizituar fshatin Gjurgjevik i Madh, me ç’rast është takuar me banorët e këtij fshati.

Problemet e mëdha me rrugë dhe kanalizimi kanë qenë shqetësimet kryesore të banorëve të shpalosura para kreut të komunës.

Ky i fundit, sipas njoftimit të Komunës së Klinës, ka premtuar se do kenë përkrahje për realizimin e kërkesave të tyre.

Sipas Elezajt, problemet e këtij fshati pritet të zgjidhen në të ardhmen përmes projekteve infrastrukturore.

KALLXO.com ka raportuar ditë me parë për takimet  e kryetarit të Klinës me banorët e fshatrave të kësaj komune.