Besim Ilazi, kryetar i komunës së Kaçanikut

Kryetari i Kaçanikut Besim Ilazi, 51 mijë euro para të gatshme

Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi ka para të gatshme në bankë në vlerë prej 51 mijë euro. Kështu ka deklaruar Ilazi në Agjencinë Kundër Korrupsionit në deklarim të pasurisë së tij.

Pasuria e paluajtshme në emër të tij është, një shtëpi me oborr prej 5 ari që kap vlerën prej 180 mijë euro, ndërsa pasuria e paluajtshme e përbashkët arrin vlerën prej 130 mijë euro për shtëpi me oborr prej 15 ari, dhe tokë prej 1.5 hektarësh.

Ilazi ka deklaruar në AKK se posedon dy vetura, njëra e tipit pasat në vlerë prej 15 mijë euro, ndërsa vetura tjetër që nuk i është specifikuar firma ka vlerën 4 mijë euro.

Për punën që e bënë në Komunën e Kaçanikut, Besim Ilazi paguhet 14 mijë e 857 euro apo 1 mijë e 238 euro në muaj. Puna e dytë e Ilazit është ordinanca stomatologjike ku për një vit merr 8 mijë euro.

Ndërsa, bashkëshortja e tij, e cila është motër medicinale merr pagë vjetore 4 mijë e 854 euro apo 404 euro në muaj.

I pari i Kaçanikut, Besim Ilazi ka deklaruar edhe të ardhurat nga pensioni i familjes së dëshmorit në vlerë prej 6 mijë e 240 në vit.

 

13 Qershor 2018 - 16:08

Qëndresë Mustafa 13/06/2018 - 16:08
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend