Foto: Kallxo.com

Kryetari i gjykatës në Mitrovicë bën homazhe për Oliver Ivanoviqin (FOTO)

Kryetari i Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Nikola Kabashiq, ka bërë homazhe sot paradite te vendi i vrasjes së liderit të serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviq.

Kabashiq, u është bashkuar qytetarëve të Mitrovicës së Veriut në ndezjen e qirinjve në vendin ku Ivanoviq ishte vrarë një vit më parë.

Homazhe kanë bërë edhe avokatët Nebojsha Vlajiq dhe Lubomir Pantoviq.

Prokuroria Speciale e Kosovës është duke e hetuar rastin e vrasjes së Ivanoviqit. Deri tani janë arrestuar tre të dyshuar nga veriu i Kosovës ndërsa një tjetër i dyshuar, Milan Radoiçiq, mbetet në arrati.

Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com