Kryetari i Gjilanit takohet me ambasadorët e Maqedonisë Veriore , Shqipërisë dhe Malit të Zi

 

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, është takuar sot me ambasadorët e tre shteteve fqinje të Kosovës, të Shqipërisë Qemal Minxhozin, Malit të Zi Ferat Dinosha dhe Maqedonisë Veriore Rexhep Salihu.

Sipas Hazirit, takimi përveç qëllimit të rritjes së bashkëpunimit, ky takim ka për qëllim edhe shënimin e ditëve të kryengritjes së lëvizjes studentore të vitit 1981 në Kosovë.

“Është një vizitë nderi dhe respekti i jashtëzakonshëm për qytetarët e Komunës së Gjilanit, në shënimin e këtyre ditëve që qytetarët e Gjilanit udhëheqin njërën prej kryengritjeve më të mëdha të lëvizjes studentore në vitin 1981. Por edhe një arsye më shumë, tre ambasadorë të tre shteteve mike të Kosovës, por të një përfaqësimi miqësor në veçanti. Ne biseduam për format e bashkëpunimit, i njoftova ambasadorët për Gjilanin, specifikat e këtij qyteti, popullatës, bashkëpunimin ndërkufitar në veçanti me Maqedoninë Veriore, dhe sigurisht me Malin e Zi dhe Shqipërinë”, ka thënë Haziri.

Sipas tij Gjilani në bashkëpunim me komunat tjera si Kumanova, Presheva dhe gjithsej 17 komuna të bëhen qendër e aktiviteteve ekonomike, shoqërore, sociale dhe edukative.