Agim Aliu, PDK, Ferizaj. Foto: Atdhe Mulla

Kryetari i Ferizajt Agim Aliu flet për të aksidentuarit e sotëm të cilët janë nga ky qytet

Përmes një komunikate për media, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka folur për aksidentin e sotëm të një minibusi ku janë lënduar mbi 30 persona.

Personat që kanë qenë në këtë minibus kanë qenë disa gra nga qyteti i Ferizajt, për të cilën ka raportuar KALLXO.com.

Kryetari Aliu ka kontaktuar me operatorin ekonomik dhe me institucionet që po merrën me këtë rast dhe të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

“Bazuar në raportimet mediale për aksidentimin e një minibusi me ç’rast mbi 30 udhëtarë nga Ferizaj janë lënduar në afërsi të Pejës, Kryetari i Komunës, Agim Aliu menjëherë ka vënë kontaktet me operatorin ekonomik dhe institucionet që po trajtojnë këtë rast ku mësohet se të gjithë udhëtarët janë jashtë rrezikut për jetën dhe se po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor”, thuhet në komunikatën e Komunës së Ferizjat.

http://kallxo.com/aksidenti-ne-peje-31-lenduarit-nga-rajoni-i-ferizaj/

Edhe Kryeministri Haradinaj ka shkruar për aksidentit e sotëm, ku ka treguar për shëndetin e të aksidentuarëve.

http://kallxo.com/haradinaj-tregon-per-shendetin-e-te-aksidentuareve-ne-peje/