Testi i Maturës - Foto: KALLXO.com

Kryetari i Deçanit i kënaqur me rezultatet e nxënësve nga komuna e tij në Testin e Maturës

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj pas publikimit të rezultateve të Maturës Shtetërore tha se në këtë qytet testit i janë nënshtruar 350 maturantë.

Ai u shpreh mjaft i lumtur për sukseset që ata i kanë arritur në Testin e Maturës.

“Në Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri”, ishin 264 maturantë që u testuan, kalushmeria është rreth 83%. (drejtimi shkencat natyrore kalueshmëria 96.7%, drejtimi shkencat shoqërore 61%). Në SHMP “Tafil Kasumaj”, ishin 86 maturantë që u testuan, kalushmeria është rreth 70%”, ka shkruar Ramosaj në profilin e tij në Facebook.

Tutje ai tha se arritshmëria është e kënaqshme nga të dy shkollat e mesme të komunës së Deçanit.