Foto: Atdhe Mulla

Kryetarët Tjerë Betohen, në Istog Rivotohet

Derisa komunat tjera moti e kanë kryer procesin zgjedhor, ndërsa ka nisur betimi i kryetarëve dhe asamblistëve për mandatin e ri katërvjeçar, në Istog nesër do të rivotohet.

Votuesit e kësaj komune të dielën edhe njëherë do të dalin para kutive të votimit pë të zgjedhur mes kandidatit të LDK-së Haki Rugova dhe atij të AAK-së Gani Dreshaj.

Në balotazhin e 19 nëntorit Rugova printe para numërimit të votave me kusht, atyre me postë dhe votave të personave me aftësi të kufizuar, por pas numërimit të këtyre votave, rezultati ndryshoi në të mirë të Dreshajt.

LDK-ja u ankua pastaj se votat me postë ndryshuan rezultatin, duke thënë se u manipuluan edhe votat atyre që nuk janë në mesin e të gjallëve.

http://kallxo.com/ldk-sfidon-rezultatin-e-istogut-gure-te-varreve-te-votuesve-foto/

Gjykata Supreme pastaj vendosi që në Istog të përsëritet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale.

http://kallxo.com/supremja-istogu-shkon-ne-rivotim/

Në Istog nesër do të votohet në 23 qendra të votimit që kanë 63 vendvotime.