Kryesuesi i Këshillit Grevist: Nga greva në gjykata më së shumti po dëmtohen qytetarët

Punëtorët e administratës të Gjykata dhe Prokurorive në rajon të vendit kanë hyrë në grevë që nga dita e mërkurë e javës së kaluar.

Vetëm për ditën e sotme në Gjykatën Themelore të Prishtinës janë shtyrë 98 seanca gjyqësore.

Kërkesa e grevistëve është rritja e pagave për 100%, për rreth 2 mijë punëtorët e administratës dhe rregullimi i statusit të tyre.

Vendimi vjen pak javë pasi qeveria ka marrë një vendim për rritjen e pagave deri në 100 % për anëtarët e kabinetit qeveritar dhe zyrtarë tjerë të lartë qeveritarë.

Për shkak të grevës së punëtoreve të administratës për momentin janë duke u mbajtur vetëm seancat të cilat janë me prioritet si rastet e dhunës në familje, rastet me paraburgim si dhe ato raste të cilat janë të shenjëstruara për liberalizim të vizave.

Për shkak të grevës e cila po vazhdon që nga dita e mërkurë, në Gjykatën Themelore në Prishtinë numri i përafërt i seancave gjyqësore të cilat janë shtyrë për shkak të grevës ka arritur në mbi 400.

Vetëm për ditën e sotme në Gjykatën Themelore të Prishtinës janë shtyrë 98 seanca gjyqësore.

“Numri i seancave të shtyrja është i njëjti si i ditëve të kaluara sillet rreth 100, sot i kemi 98 seanca të shtyra për shkak se administrata e gjyqësorit është në grevë”, tha Kryesuesi i Këshillit Grevist në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Naim Shala.

Shala tha se nga kjo grevë më së shumti po dëmtohen qytetarët e Kosovës andaj u bëri thirrje institucioneve që të i plotësojnë kërkesat e punëtorëve në mënyrë që të mos dëmtohet askush.

“Kjo është më së shumti në dëm të qytetareve por për dëmin që u shkaktohet qytetareve sigurisht që qeveria duhet me u angazhu dhe mos me i leju me ju shkaktu dëm qytetareve duke i plotësuar kërkesat tona dhe ne do të i kthehemi punës”, tha Shala.

Në lidhje me grevën e cila po vazhdon Naim Shala tha se Këshilli Grevist nesër do të mbaj një konferencë për media.

“Nesër do ta thërrasim një konferencë për media dhe do ta sqarojmë krejt çka duhet në lidhje me grevën”, tha ai.

https://kallxo.com/punetoret-e-gjykatave-dhe-prokurorive-te-vendosur-ta-vazhdojne-greven/