Pamje nga një mbledhje e Kryesisë së Kuvendit - Foto: Kuvendi i Kosovës

Kryesia e Kuvendit nesër mblidhet për Rezolutën për dialogun

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet nesër për të diskutuar për caktimine një seance nëtë cilën do të diskutohet rezoluta për dialogun me Serbinë.

Siç bën të ditur Kuvendi, pika e vetme e rendit të ditës në mbledhjen e nesërme do të jetë kërkesa e 42 deputetëve për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për miratimin e Projekt-rezolutës mbi procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Kjo mbledhje fillon në orën 10:00.