FOTO: Facebook

Kryeshefit Ekzekutiv të NPB-së i ndalohet hyrja në objekt

Kryeshefit ekzekutiv të Ndërmarrjes Publike Banesore Hajdar Hoxhës,  i është ndaluar hyrja në Ndërmarrjen Publike Banesore.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në facebook  Drejtori për Pronë në Komunën e Prishtinës Dren Kukaj.

“ Sot, ushtruesit të detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv, Hajdar Hoxha i është ndaluar hyrja në Ndërmarrjen Publike Banesore. Kjo ngjau për shkak se aktivistë të punësuar të VV-së në këtë ndërmarrje ishin organizuar t’ia garantojnë qëndrimin e jashtëligjshëm Nexhat Kryeziut ( Kujto: protagonistin e skandalit ala pronto për ndarjen e lokaleve)”, ka shkruar Kukaj në facebook.

Sipas tij drejtorin e jashtëligjshëm po e mbron policia dhe Vetëvendosja.

“ Çuditërisht atyre në ndihmë i erdhi edhe Policia e Kosovës. Pra, drejtorin e jashtëligjshëm që e dëgjuam në përgjime po e mbronë VV dhe Policia. Interesant”, ka shkruar Kukaj në postimin e tij.